Sulmi ndaj Vjosa Osmanit, lajmërohet edhe Kurti - Bota Sot
Sulmi ndaj Vjosa Osmanit, lajmërohet edhe Kurti

Aktuale

Sulmi ndaj Vjosa Osmanit, lajmërohet edhe Kurti

Nga: N. H Më: 11 korrik 2020 Në ora: 16:35
Xhavit Ukaj dhe Vjosa Osmani

Një sulm verbal, gati fizike, është shënuar ndaj kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj, sulmoi mbrëmë ne seacën e Kuvendit verbalisht kryeparlamentaren, Vjosa Osmani.

E, në mbështetje të Vjosa Osmanit, ka dal edhe zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti.

Ish- kandidatja për deputetet të Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetevendosje, Tinka Kurti, thotë se e mira e gjithë kësaj sipas saj është se kur je kryeparlamentare edhe kamera rri bashkë me ty në qendër.

Kurti thekson se, “ta kesh veten në kontroll është minimumi që duhet kërkuar me qenë parlamentar”.

Ja shkrimi i saj:

E mira është se kur je kryeparlamentare kamera rri bashkë me ty në qendër. Provokon e shpërfaq bajraktarizma e trimni të rreme.

Ndërkohë nuk na duhet shumë imagjinatë se çka ndodhë me burra histerikë e pa pikë vetëpërmbajtje në ambiente që kurrë kamera nuk i kap.

Ta kesh veten në kontroll është minimumi që duhet kërkuar me qenë parlamentar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat