Zemaj dhe Dumoshi takohen me Besim Hasanin dhe drejtuesit e federatave sportive

Aktuale

Zemaj dhe Dumoshi takohen me Besim Hasanin dhe drejtuesit e federatave sportive

Nga: E.B Më: 11 korrik 2020 Në ora: 20:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se sot bashkë me ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, janë takuar me kreun e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.

Zemaj ka shkruar se kanë kërkuar që aktivitetet sportive që janë në vijim t’i respektojne masat e ndërrmara nga Qeveri, shkruan “Bota Sot”.

Postimi i plotë:

Bashkë me Ministren e Kulturës, Rinisë e Sportit Vlora Dumoshi takuan sot kreun e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe drejtuesit e federatave të sporteve të Kosovës.

Ne shprehëm falënderimin për punën e tyre përmes së cilës kanë ndikuar që aktivitetet sportive të liruara gjatë kësaj periudhë të pandemisë Coviid-19, të zhvillohen në kushte që ofrojnë sa më shumë siguri për shëndetin e sportistëve në Kosovë. Ne kërkuam që aktivitetet sportive të cilat janë në vijim t’i respektojnë me përgjegjësinë më të lartë masat e ndërmarra nga Qeveria e vendit dhe rekomandimet e IKSHPK-së, me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit në mesin e komunitetit sportiv, duke ditur rëndësinë që ka sporti për shëndetin.

Komunikimi me federatat dhe komunitetin sportiv do të jetë i përhershëm me qëllim që secili sektor ta kryejë pjesën e vet të përgjegjësisë për të mundësuar ruajtjen e shëndetit publik të secilit komunitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat