Ish-zyrtarja e Nismës: Dashnoret e disa pushtetarëve janë të privilegjuara në pozita të larta në ministri - Bota Sot
Ish-zyrtarja e Nismës: Dashnoret e disa pushtetarëve janë të privilegjuara në pozita të larta në ministri

Aktuale

Ish-zyrtarja e Nismës: Dashnoret e disa pushtetarëve janë të privilegjuara në pozita të larta në ministri

Nga: A.Zh Më: 11 korrik 2020 Në ora: 20:43
Pamje nga tensioni i djeshëm në Kuvend

Ish-kandidatja e Nismës Socialdemokrate për deputete Egzona Muharremi, ka reaguar për skenat e djeshme të tensionit në Kuvendin e Kosovës.

Muharremi ka dënuar vërsuljen e deputetit të LDK-së Xhavit Ukaj, ndaj kryetares së Kuvendit Vjosa Osmanit, duke thënë se dje Ukaj nxjerri në pah fytyrën e tij të vërtetë.

Ajo ka akuzuar disa njerëz të pushtetshëm nëpër ministri se janë të privilegjuar me beneficione të larta e me dashnore nëpër pozita, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë i Muharremit në Facebook:

Vërsulja ndaj Kryetarës së Kuvendit, zonjës Osmani, nxjerri në pah fytyrat e vërteta të ish bashkëpartiakut të saj, mjerimisht deputet në Kuvendin e Kosovës.

A mund të vendosin këta në mënyrë të drejtë për neve dhe te ardhmen tone?!

Kjo i tejkalon bindjet tona partiake, këtu po tentohet të sulmohet një grua, nënë, e vajzë e dikujt...

Me vjen keq që nuk mund t'i shihni edhe disa njerëz të pushtetshem nëpër ministritë tona.

Derisa dashnorët e tyre janë të privilegjuara në beneficione e pozita të larta, nuk janë xhentelmena edhe ndaj grave tjera, përkundrazi, sjelljet të tilla ka kudo, por heshtin, sepse ndihen të okupuar ndaj pushtetarëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat