Gramoz Berisha: Nga koha e masakrës e ëma nuk e ka përballuar më kthimin në Suharekë - Bota Sot
Gramoz Berisha: Nga koha e masakrës e ëma nuk e ka përballuar më kthimin në Suharekë

Aktuale

Gramoz Berisha: Nga koha e masakrës e ëma nuk e ka përballuar më kthimin në Suharekë

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 21:45
Gramoz Berisha

Para  21 viteve në Suharekë paramilitarët serb kanë bërë një nga masakrat më të tmerrshme në Kosovë.

Në masakrën që u krye mbi 52 anëtarët e kësaj familjeje Gramoz Berisha bashkë më të ëmën dhe nusen e axhës arritën të mbijetojnë.

Rrëfimin rrëqethës të Gramozit për këtë ngjarje e kemi dëgjuar dhe lexuar dhjetëra herë.

Gramozi edhe kësaj radhe në emisionin “Personale”  ka treguar kujtime nga ai moment i tmerrshëm i jetës së tij.

Pas çlirimit të Kosovës popullata kishte filluar të kthehet në shtëpitë e tyre dhe të njëjtën gjë e bëri edhe Gramozi, por e ëma e tij nuk arriti të kthehej në shtëpinë ku iu vranë në mënyrë makabre anëtarët e familjes.

“Kthimi ishte shumë emocionues dhe i dhembshëm për ne. Nuk kemi ditur ku të drejtohemi për fatin e anëtarëve tjerë të familjes. Unë jam kthyer në Suharekë i kam parë vendet por nëna nuk ka mundur të kthehet. Që nga koha e masakrën momi asnjëherë nuk ka mundur të kthehet në Suharekë. Edhe pse kam tentuar disa herë ta dërgojë në shtëpi por ka qenë shumë e vështirë dhe ajo nuk ka munduar ta përballojë emocionalisht kthimin. Shtëpia dhe gjithçka ka qenë e djegur. Unë zakonisht shkojë në atë vend por sa herë shkojë më kthehen ato kujtime të trishta”, tha ai.

I mbijetuari i masakrës së Suharekës thotë se shumë vite pas luftës atij dhe së ëmës i kanë shkuar duke bërë identifikimin e rrobave e gjësendeve të ndryshme të familjarëve.

Në vitet 2001 dhe 2002 vetëm trupat e 25 anëtarëve të familjes Berisha nga Suhareka janë gjetur ndërsa 24 të tjerë edhe sot e kësaj dite nuk kanë një varr.

Gramozi thotë se asnjë informacion nga ajo kohë nuk ka marrë për trupat e familjarëve të tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat