Zyrtari i Vetëvendosjes largohet nga politika

Aktuale

Zyrtari i Vetëvendosjes largohet nga politika

Nga: A.Zh Më: 11 korrik 2020 Në ora: 22:06
Lëvizja Vetëvendosje

Kryetari i Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Lipjanit Avni Jashari, ka njoftuar largimin e tij nga politika.

Ai ka konfirmuar se këtë po e bën për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe rehabilitimit post-operator, pasi javë më parë pati ndërhyrje kirurgjikale, përcjell Bota sot.

Jashari ka bërë të ditur se deri në zgjedhjet e brendshme, këtë degë do ta drejtojë deputeti i Kuvendit të Kosovës Enver Haliti.

Postimi i tij:

Të dashur familjarë, miq, kolegë e ish/ kolegë.

Më lejoni që me anë të këtij postimi të kumtoj largimin tim zyrtarë nga politika. Me ç ‘rast i liroi të gjitha pozitat që kam brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Arsyeja e largimit tim ka të bëjë me gjendjen time shëndetësore dhe rehabilitimit tim post-operator ku javë më parë pata ndërhyrje kirurgjikale.

Qendrën e Lipjanit (Degën) deri në zgjedhjet e brendshme do ta drejton koordinatori, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Haliti të cilit i dëshiroi suksese dhe punë të mbarë.

I falënderoi të gjithë aktivistët me të cilët kam bashkëpunuar për dy vite radhazi, ju jem mirënjohës dhe njëkohësisht kërkoj mirëkuptimin e tyre.

Gjatë kësaj kohë do ti përkushtohem familjes, shëndetit dhe profesioneve të mia profesionale.

I juaji: Avni Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat