Bilanci i fundit i COVID-19 në të gjitha komunat, mbi 2 mijë raste aktive

Aktuale

Bilanci i fundit i COVID-19 në të gjitha komunat, mbi 2 mijë raste aktive

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 07:21
Harta

Mbrëmë në Kosovë janë konfirmuar edhe 203 raste të reja me koronavirus, duke e çuar kështu mbi 4 mijë e 715 numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga 13 marsi kur edhe u konfirmuan rastet e para.

Nga ky numër, 2 mijë e 227 janë shëruar, kurse 101 të tjerë kanë vdekur.

Kështu, numri i rasteve aktive në vend është 2 mijë e 387.

Komuna më e prekur nga ky virus është Prishtina, me gjithsej 1382 raste, 12 prej tyre kanë humbur betejën.

Pastaj vjen Komuna e Vushtrrisë, në të cilën nga 13 marsi janë konfirmuar gjithsej 406 të infektuar, 8 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

Komuna e tretë për nga numri i rasteve pozitive, Prizreni, ka numrin më të madh të të vdekurve nga COVID-19, gjithsej 17 viktima, ndërsa ka 395 raste të konfirmuara pozitive.

Më poshtë gjeni tabelën me të dhënat për numrin e rasteve pozitive dhe viktimave për secilën komunë të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat