Deputeti i VV: Uzurpuan karriget e pushtetit

Aktuale

Deputeti i VV: Uzurpuan karriget e pushtetit

Nga: E.B Më: 12 korrik 2020 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Deputeti i VV, Agon Batusha, ka shkruar se është kundër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Batusha, ka thënë që nuk duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme, por të miratohet ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19, shkruan “Bota Sot”.

Deputeti në fund ka thënë se qeveria i kan uzurpuar karriget e pushtetit.

Postimi i plotë:

JO - Shpallje të Gjendjes së Jashtëzakonshme

PO - Miratim të Ligjit të për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19.

Uzurpuan karriget e pushtetit duke premtuar pako miliardëshe për rimëkëmbjen ekonomike, përfunduan me vendime qesharake, por shumë të dëmshme për sektorin e gastronomisë.

Gjendja e jashtëzakonshme nuk e shpëton qeverinë koti nga përgjegjësia që ka ndaj qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat