Jo gjendje të jashtëzakonshme, Abazi tregon çka po kërkon Vetëvendosje

Aktuale

Jo gjendje të jashtëzakonshme, Abazi tregon çka po kërkon Vetëvendosje

Nga: A.Zh Më: 12 korrik 2020 Në ora: 11:34
Haki Abazi

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, pritet që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme sot në Kosovë, pas rritjes së numrit të të infektuarve me Koronavirus.

Ai këtë gjë pritet ta bëjë nga ora 16:00 në një konferencë për media.

Por, gjendje të jashtëzakonshme nuk i duhet Kosovës sipas ish-zëvendëskryeministrit nga Lëvizja Vetëvendosje Haki Abazi. Ai ka thënë se Kosovës i duhen zgjedhje të jashtëzakonshme, përcjell Bota sot.

“Kosovës nuk i duhet gjendje e jashtëzakonshme por zgjedhje të jashtëzakonshme. Besimi i qytetarëve dhe padituria qëllimkeqe nuk kompensohen me gjendje të jashtëzakonshme. #Zgjedhje”, ka shkruar Abazi në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat