Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së: Ja kush duhet ta hetojë Bujar Bukoshin

Aktuale

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së: Ja kush duhet ta hetojë Bujar Bukoshin

Nga: A.Zh Më: 12 korrik 2020 Në ora: 12:06
Bujar Bukoshi

Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Imerit, ka kërkuar që të hetohet ish-kryeministri Bujar Bukoshi.

Në një reagim në Facebook, familja Imeri ka thënë se Bukoshi do të duhej të hetoej me të gjithë ata që e kanë menaxhuar Fondin e 3% dhe Fondin paralel, përcjell Bota sot.

Kjo sipas tyre do të duhej të bëhej nga një taskë forcë me seli në Uashington ose Londër, pasi ata nuk i besojnë drejtësisë vendore.

Reagimi i familjes Imeri në Facebok:

Bujar Bukoshi do të duhej të hetohej së bashku me të gjithë ata qe ishin duke drejtuar dhe menaxhuar Fondin e 3% natyrisht edhe Fondi tjetër paralel që ishte hapur gjatë periudhës së luftës duhet hetuar nga një taskë forcë, e cila duhet selinë ta ketë në Washington ose Londër.

Asgjë rreth drejtësisë nuk u besohet pushteteve kosovare.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat