Kosova nuk është kontest i zakonshëm lokal: Ja çka shkruan gazeta franceze rreth video-takimit në Paris - Bota Sot
Kosova nuk është kontest i zakonshëm lokal: Ja çka shkruan gazeta franceze rreth video-takimit në Paris

Aktuale

Kosova nuk është kontest i zakonshëm lokal: Ja çka shkruan gazeta franceze rreth video-takimit në Paris

Nga: F.B Më: 12 korrik 2020 Në ora: 12:09
Video-takimi në Paris

Për Parisin zgjidhja e konfliktit të ngrirë mes Kosovës edhe Serbisë nuk është kontest i zakonshëm lokal por test i forcës së kredibilitetit të BE-së” shkruan “Mond” në numrin e së hënës, transmeton “Bota Sot”.

Në tekstin me titull” Serbia- Kosova: Parisi dhe Berlini ndërmjetësues” gazeta franceze bazohet në video-takimin e së premtes të mbajtur me organizimin e Francës dhe Gjermanisë vlerëson se u shfaq shpresa për ndërmjetësim efikas evropian.

"Argumenti kryesor i evropianëve është i thjeshtë: normalizimi bilateral është parakusht për angazhim në rrugën drejt B>E-së. Njohja e ndërsjellë mund të pasojë në fund të rrugës që do të përbëhet nga disa hapa konkret që kanë të bëjnë me çështjet e shkëmbimit ekonomik, personave të pagjetur dhe respektimin e trashëgimisë ortodokse në Kosovë” thotë gazeta.

"Mond" përkujton se anëtarët e BE-së janë të ndarë rreth statusit të Kosovës dhe pesë shtete refuzojnë ta pranojnë.

“Ndër tjera BE e ka lënë viteve të fundit Ballkanin që të i kthehet aktorëve të tjerë” thotë gazeta franceze dhe shton se “Pallati Jelise e pranon” se në këtë regjion “përzierja kineze, turke e ruse zhvillohet në mënyra të shumëfishta”.

"Mond" transmeton se video-takimi i të premtes i ka mundësuar përfaqësuesve të Kosovës që të theksojnë kërkesat e veta , “që shkojnë nga pranimi i pavarësisë nga Beogradi deri te pranimi në OKB”.

“Kam thënë se Serbia është e gatshme të bisedojë por nuk pranon ultimatume dhe urdhra” transmeton "Mond" fjalët e Vuçiqit duke nënvizuar se listën e kërkesave e ka vlerësuar si të pakuptimtë.

Në tekst thuhet se Makron e Merkel shpresojnë qetësimin 12 vjet pas “pavarësisë së Kosovës” duke potencuar s enë këtë moment nuk është më aktuale shkëmbimi i territorit dhe se kryeministri i Kosovës ka shprehur rezervat ndaj kësaj në takimin me Makron.

Gazeta shkruan se vazhdimi i dialogut u mundësua me heqjen e taksës që ka vendos pushteti i Prishtinës për mallrat serbe. Potencohet se me ndërmjetësimin e ShBA-ve u arrit marrëveshja e transporti hekurudhor si dhe “janë nënshkruar shumë dokumente, por mungon efektiviteti i tyre”. "Mond" përkujton se u shty takimi i parashikuar në 27 qershor në Uashington për shkak të akuzës së ngritur ndaj presidentit Thaçi dhe personave tjerë nga kreu i pushtetit në Prishtinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat