Kjo është gjendja e Isa Mustafës pasi u infektua me COVID-19

Aktuale

Kjo është gjendja e Isa Mustafës pasi u infektua me COVID-19

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 14:49
Isa Mustafa

Isa Mustafa ka patur mbrëmë përkeqësim të gjendjes shëndetësore. Por, kryetari i LDK-së ka kaluar krizën dhe është në gjendje stabile.

Burime të medias bëjnë të ditur se Mustafa mbrëmë kishte rritje të tensionit dhe simptoma tjera, por që gradualisht gjendja e tij është përmirësuar.

Media mëson se ish-kryeministri është në shtëpinë e tij me gjendje stabile shëndetësore.

Kujtojmë që Isa Mustafa doli pozitiv dy ditë ma parë në testin e bërë me koronavirus. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat