Mjeku i UÇK-së që u përball me Millosheviqin tregon a është dëshmitar i Speciales: Do të jenë dy kategori - Bota Sot
Mjeku i UÇK-së që u përball me Millosheviqin tregon a është dëshmitar i Speciales: Do të jenë dy kategori

Aktuale

Mjeku i UÇK-së që u përball me Millosheviqin tregon a është dëshmitar i Speciales: Do të jenë dy kategori

Nga: A.Zh Më: 12 korrik 2020 Në ora: 15:18
Liri Loshi

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi, ka thënë se nuk e di asnjë emër që do të jetë dëshmitar në Gjykatën Speciale. Por, sipas tij, do të jenë dy kategori: anëtarët e familjeve të viktimave dhe miqtë dhe bashkëpunëtorët e të akuzuarve për krime.

Loshi ka bërë të ditur se ai personalisht nuk do të jetë dëshmitar, pasi nuk ka çka të dëshmoi aty, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Loshit në Facebook:

Kështu e paskam mbrojtur Jusuf Buxhovin para një viti. Në fakt kam mbrojtur të vërtetën e tij që është prodhim i argumenteve dhe i fjalës së lirë. Gjithmonë do të jem mbrojtës i fjalës së lirë, pavarësisht kërcënimeve dhe fyerjeve që m’i bëni. Unë dua ta shoh kombin tim të dalë nga gëzhoja e patriotizmit të rremë dhe të renditet mes kombeve të civilizuara që ka bota sot.

Unë nuk jam spiun i askujt, as kurrë në jetë nuk më ka ofruar një shërbim spiunazhi që të bashkëpunoj me të. Kurrë nuk kam pasur fatin e zi që të ftohem për të dëshmuar kundër një pjestari të kombit tim, pavarësisht të denimit publik që iu kam bërë krimeve pilitike që kanë ndodh brenda kombit tim. Mendoj se arsyeja që nuk jam ftuar është se nuk kam qëndruar afër kriminelve asnjëherë. Nuk kam qenë as i dashur as i besueshëm për njerëzit me mendje kriminale. Ata më kanë ikur mua, po aq sa edhe unë iu kam ikur atyre. Kurdo që është bërë një krim e kam denuar, edhe në flakët e luftës unë kam denuar krimet me shumë guxim dhe pa asnjë hamendje.

Unë nuk e di asnjë emër që do të jetë dëshmitar i gjykatës speciale, por logjika ma thotë se do të jenë njerëz nga dy kategori. Kategoria e parë do të jenë anëtarët e familjeve të viktimave dhe kategoria e dytë do të jenë miqtë dhe bashkëpunëtorët e të akuzuarve për krime. Unë nuk i përkas asnjërës nga këto dy kategori. Unë nuk kam çfarë të dëshmoj në gjyq. Dëshmia ime mbetet jashtë sallave të gjyqit e kjo është fjala ime e lirë dhe inkurajimi i saj deri në vdekje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat