Sqarohet sërish deputeti i LDK-së që iu vërsul Vjosa Osmanit, por ja për çka e akuzon kryeparlamentaren

Aktuale

Sqarohet sërish deputeti i LDK-së që iu vërsul Vjosa Osmanit, por ja për çka e akuzon kryeparlamentaren

Nga: A.Zh Më: 12 korrik 2020 Në ora: 15:49
Xhavit Ukaj i është vërsulur kryeparlamentares Vjosa Osmani, në seancës e së premtes

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Xhavit Ukaj, ka sqaruar edhe një herë incidentin me kryetaren e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmanin.

Ukaj ka thënë se nuk i ka shprehur asnjë fjalë fyese dhe kërcënim Osmanit në seancën e së premtes dhe dëshmi për këtë, sipas tij, janë videot e asaj dite.

Ai ka garantuar se do të japë përgjegjësi nëse vërtetohet se ka thënë fjalë fyese ose kërcënime ndaj kryeparlamentares.

Deputeti i LDK-së ka theksuar se Osmani ishte njeriu më i privilegjuar në këtë parti, por ka akuzuar të njëjtën se në çdo seancë “po provokon dhe po lejon të ofendohen deputetët”, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

Të nderuar anëtar dhe përkrahes të LDK-së. Me ketë shkrim, dëshiroj të ju drejtohem juve të gjithëve pa dallim. Këto ditë jam përballur me shumë fyerje dhe kërcënime për ngjarjen që ndodhi në kuvendin e Kosoves. Kam për obligim të jap një sçarim për ngjarjen që ndodhi, të vërtetën e asaj dite. Të gjithe jemi dëshmitar, se kohët e fundit, sulme të shumta janë duke ardhur në drejtim të anëtarëve dhe simpatizantëve të LDK-së, këto sulme çuditërisht po përkrahen dhe po përdoren në kuvend edhe nga njeriu me i previlegjuar i LDK-së, kandidates për kryeministre, ish nënkryetares dhe kryetares së kuvendit, e cila të gjitha këto pozita i mori me propozimin e kryetarit, akademik Isa Mustafa, votat e kryesise, këshillit dhe deputeteve te LDK-së.

Une deklaroj publikisht qe asnjë fjalë fyese dhe kercnim nuk e kam shprehur në drejtim të saj, janë të gjitha videot që e dëshmojnë ngjarjen e asaj dite.

Nese ndëgjohet dhe vertetohet vetëm një fjalë fyese ose kercnimi une do te japë
përgjegjësi, unë vetëm kërkova sçarim se pse ajo çdo senacë na provokon dhe po lejon që të ofendohemi neve si deputet dhe qeveri e udhëhequr nga LDK-ja dhe partnerët e saj, duhet me ndalë këtë sulm, të përsëritshëm në çdo seancë ndaj nesh. Unë, në politikë nuk jam ngritur asnjëherë duke u viktimizuar, duke sharë e fyer bashkëpartiakët e mi, e duke ia plotësuar egot e rivalëve të LDK-së.

Andaj për fund, dua të ju falenderoj të gjithëve juve që më përkrahët dhe ju premtoj që pa marrë prasyshë poziten ku jam une nuk do të lejojë kurrë që ldk të nëpërkëmbet dhe perulet.

I juaji Xhavit Ukaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat