Hoti: Të enjten takohemi me Vuçiqin në Bruksel, në këtë proces hyjmë vetëm për njohje reciproke

Aktuale

Hoti: Të enjten takohemi me Vuçiqin në Bruksel, në këtë proces hyjmë vetëm për njohje reciproke

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 16:49
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për media ka komentuar mbledhjen virtuale që ka pasur mëngjesin e së dielës me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Hoti tha se janë pajtuar që të takohen të enjten në Bruksel.

“Dialogu nuk ka alternativë, dhe vetëm përmes dialogut mund t’i zgjidhim çështjet me Serbinë. Kam propozuar platformën e dialogut, ne në këtë proces hyjmë vetëm për njohjen reciproke dhe normalizimi i plotë i marrëdhënieve në mes të dy vendeve.”

“Kemi arritur pajtueshmëri në parim, të kemi takimin e radhës në Bruksel, të ënjtjen që vjen, që është takimi parë pas 20 muajsh që është ndërprerë dialogu”

“Kemi prezantuar qëndrimin tonë shtetëror dhe jemi të gatshëm të ulemi në çdo tavolinë të dialogut për të mbrojtur shtetësinë e Kosovës dhe për të kërkuar normalizim të marrëdhënieve, që vjen vetëm pas njohjes reciproke në mes të dy vendeve”, ka thënë Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat