Sot para pesë viteve Vuçiq ishte në Srebrenicë, këto janë pamjet kur vendasit e gjuajtën me gurë

Aktuale

Sot para pesë viteve Vuçiq ishte në Srebrenicë, këto janë pamjet kur vendasit e gjuajtën me gurë

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 19:33
Pamje nga video

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq kishte qenë pjesmarrës në ceremoninë e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë pesë vite më parë, ndonëse populli serb nuk pranon që kjo masakër të ketë ndodhur.

Vuçiq, që atë kohë ishte kryeministër i vendit, është një ish radikal serb i cili shërbeu nën regjimin e Sllobodan Millosheviq në vitet e 90’ta të vitit të kaluar.

Mijëra persona që ishin mbledhur të kujtonin viktimat e këtij gjenocidi nuk e kishin pritur mirë faktin se një ish nacionalist radikal, që një kohë kishte deklaruar se “për një serb të vrarë do vrasim njëqind mysliman”, po vizitonte vendin e masakrës më të madhe në Europë prej Luftës së Dytë Botërore.

Ata hodhën gurë dhe gjësende drejt Vuçiqit i cili u largua nën mbrojtjen e truprojave të tij dhe të forcave të sigurisë së Bosnjës.

Menjëherë pas incidentit Vuçiq kishte akuzuar boshnjakët se kishin dashur ta vrisnin, ndërsa Ministria e Jashtme e Serbisë kishte dërguar një notë proteste ndaj Bosnjës.

Në Srebrenicë ishin vrarë përmbi 8 mijë persona dhe ishin varrosur në varreza masive. Ende ka trupa që nuk janë gjetur ndërkohë as drejtësia ndërkombëtare nuk i ka arrestuar shumicën e fajtorëve të këtij gjenocidi. Edhe sot Serbia nuk pranon që në këtë vend ka ndodhur një gjenocid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat