Tërmkolli kritikon Vjosa Osmanin: Deputetë e ministra ilegalë që jeni aty, mos bëzani, uleni kokën, puthjani këpucët Vjosës (alias Albinit) - Bota Sot
Tërmkolli kritikon Vjosa Osmanin: Deputetë e ministra ilegalë që jeni aty, mos bëzani, uleni kokën, puthjani këpucët Vjosës (alias Albinit)

Aktuale

Tërmkolli kritikon Vjosa Osmanin: Deputetë e ministra ilegalë që jeni aty, mos bëzani, uleni kokën, puthjani këpucët Vjosës (alias Albinit)

Nga: A.SH Më: 12 korrik 2020 Në ora: 21:11
Vjosa Osmani

Ditë më parë në seancën e Kuvendit të Kosovës, ndodhi një incident nga deputeti i LDK-së drejtuar Vjosa Osmanit. 

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka kritikuar Vjosa Osmanin duke thënë se, ajo ka për obligim ta drejtojë seancën dhe në debate të mos lejojë përdorimin e “gjuhës jo parlamentare”, aq më pak të nxisë, të arsyetojë ose të miratojë sjellje të tilla.

“Vjosa, kur i përshtatet, thotë ose i thonë që është “më e fortë” se burrat, drejtues të partive politike,( përveç Albinit, natyrisht!). Por, herë tjera, kur i shkon për shtati, Vjosa është ose bëhet “viktimë” e “dhunës” së burrave”, shkruan Tërmkolli në Facebook.

Postimi në Facebook:

“Vetëflijimi” si alibi për poena politik

Vjosa Osmani, në Kuvendin e Kosovës është para së gjithash Kryetare e Kuvendit,( pozitë që e fitoi edhe falë votave të Listës serbe!).

Burrat dhe gratë ose Gratë dhe burrat, në Kuvendin e Kosovës, janë në radhë të parë, deputetë të Kuvendit. Statusi i anëtarëve të Kuvendit, nuk është burrë apo grua, madje edhe po të ketë bashkëshortë aty. Statusi i tyre në Kuvend është Deputet.

Vjosa, kur i përshtatet, thotë ose i thonë që është “ më e fortë” se burrat, drejtues të partive politike,( përveç Albinit, natyrisht!).

Por, herë tjera, kur i shkon për shtati, Vjosa është ose bëhet “viktimë” e “dhunës” së burrave.

Si Kryetare e Kuvendit, ajo ose kushdo të ishte në vendin e saj, ka obligim ta drejtojë seancën dhe në debate të mos lejojë përdorimin e “gjuhës jo parlamentare”, aq më pak të nxisë, të arsyetojë ose të miratojë sjellje të tilla.

OJQ të grave, individë, përfshirë edhe zyrtatë të jashtëm etj., u ngritën në mbrojtje të Vjosës, kryesisht si Grua, pas një “incidenti” që ndodhi në seancën e pardjeshme të Kuvendit.

Nga çka dhe nga kush po e mbrojnë?!

Nga një kërcënim që nuk e dëgjoi e pa askush të ishte kërcënim, nga një sulm fizik, që nuk e pa askush të ishte i tillë, apo nga një reagim i një deputeti të nevrikosur nga sjellja e saj si Kryetare e Kuvendit, që e pamë të gjithë!

Po e mbrojnë Vjosën si grua, si Kryetare e Kuvendit apo si përfaqësuese “ e denjë” e politikave të Albin Kurtit ?!

Si grua, Vjosën ka kush e mbronë. E mbronë veten e vet, në fund të fundit.

Si Kryetare e Kuvendit, ka mekanizma shtetërorë për ta mbrojtur nëse është e nevojshme.

Si përfaqësuese e mendësisë politike të Albin Kurtit dhe VV-së, e mbronë “imuniteti” i VV-së.

Pse po mërziteni atëherë ju të tjerët ?!. Atë e mbronë populli dhe gjithë proletariati. Ajo është e popullit. Ju të tjerët, deputetë e ministra ilegalë që jeni aty, mos bëzani, uleni kokën, puthjani këpucët Vjosës (alias Albinit) dhe rrini rehat. Do të duhej ta kuptonit se është mundim i madh veç të ju shohë surratin çdo seancë, pale pastaj t’ju dëgjoj të flisni e të debatoni e mos e dhëntë Zoti të paraqitni ndonjë pakënaqësi me drejtimin e seancës nga ana e saj.

Ku ta dish pse Vjosa ka nevojë të dëshmojë çdo ditë besnikërinë ndaj politikës së Albin Kurtit, autoritarizëm dhe kaos njëkohësisht, derisa edhe “zogjtë e malit” e dinë këtë tashmë!

Cirku deri në pështirosje në seancat e Kuvendit, flet shumë edhe për deputetët por padyshim më tepër për atë që e drejton seancën.

Do të doja të shihja një Vjosë që drejton seancën e Kuvendit me autoritet, me dinjitet, përgjegjësi shtetërore dhe korrektësi politike. Jo një Vjosë që “vetëflijohet”, sepse është Grua!.

Kaq, për Vjosën dhe krejt Vjosat që marrin detyra shtetërore, por në çdo rast, sa herë nuk iu pëlqen diçka, sa herë marrin ndonjë kritikë apo të ngjashme, i kthehen biologjisë dhe fshihen pas cilësimit – Grua, e rrjedhimisht, sipas kësaj logjike, edhe viktimizimit. E ulët!

Sigursht, koha është gjithnjë, për të treguar aftësi drejtuese.

#MT

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat