​Shefi i EULEX-it mirëpret këmbimin e letrave ndërmjet Thaçit e Borrellit

Aktuale

​Shefi i EULEX-it mirëpret këmbimin e letrave ndërmjet Thaçit e Borrellit

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 23:02
Lars-Gunnar Wigemark

Shefi i EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark ka përshëndetur këmbimin e letrave ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell për vazhdimin e mandatit të këtij misioni të BE-së.

“E mirëpres që Hashim Thaçi dhe Josep Borrell, përmes një shkëmbimi letrash, janë pajtuar për një zgjatje njëvjeçare të misionit të BE-së për sundimin e ligjit, për shkak të COVID-19. Mbesim tërësisht të përkushtuar për partneritetin tonë për drejtësi, me të gjithë homologët tanë në Kosovë në këtë periudhë kritike”, ka shkruar Wigemark në Twitter.

Presidenti i Kosovës të shtunën njoftoi një zgjatje njëvjeçare të mandatit të misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Hashim Thaçi tha në një deklaratë vazhdimi i misionit të EULEX u bë pas një shkëmbimi letrash me Josep Borrell, shefin e politikës së jashtme të bllokut evropian.

BE kërkoi një zgjatje njëvjeçare të misionit EULEX-it, pasi pandemia me koronavirus e bëri të pamundur mbajtjen e takimeve për të rishikuar misionin evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat