Media gjermane flet për akuzat ndaj Thaçit, ia publikon një video të luftës

Aktuale

Media gjermane flet për akuzat ndaj Thaçit, ia publikon një video të luftës

Nga: H.O. Më: 13 korrik 2020 Në ora: 07:32
Hashim Thaci

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk dëshiron të thyej ligjin ndërkombëtar. Thaçi e tha këtë kur u nis për në Hagë, ku intervistohet sot nga administrata shtetërore, shkruan Euronews, transmeton "Bota sot".

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është akuzuar për kryerje të krimeve të luftës ndërmjet viteve 1998 dhe 1999. Bëhet fjalë për konfliktin e armatosur midis separatistëve shqiptarë dhe Serbisë.

Thaçi përgjegjës për vrasje?

Ish komandanti i UҪK-së Thaçi thuhet se është përgjegjës për torturat dhe vrasjen e pothuajse 100 serbëve, romëve dhe kundërshtarëve politikë. Anëtarët e Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës që luftuan për pavarësinë e Kosovës, akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Luftimet në Kosovë kanë vrarë më shumë se 10,000 njerëz, shumica e tyre shqiptarë etnikë.

Progresi në Hagë është ende i paqartë

Konflikti përfundoi pas një sulmi ajror 78-ditor të NATO-s në vitin 1999. Forcat serbe u detyruan të ndalojnë sulmin ndaj shqiptarëve etnikë dhe të largohen nga Kosova. Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Beogradi ende nuk e ka njohur këtë.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë nuk ka vendosur ende nëse çështja kundër Thaçit do të ndiqet./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat