I plagosuri në Istog është drejtor i shkollës

Aktuale

I plagosuri në Istog është drejtor i shkollës

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 11:49
Foto ilustrim

Dje rreth orës 16:20 në Istog një person është plagosur në rrethana misterioze. Dyshimet e këtij rasti janë se personi është plagosur nga një plumb qorr.

Burime të IO bëjnë të ditur se personi i plagosur është Egzon Haxhiu. I njëjti është emëruar pak kohë më parë drejtor i shkollës fillore “Ndre Mjeda” në Rakosh.

Burime të mediave bëjnë të ditur se i dyshuari për shkrepjen e plumbit është një person nga fshati Uqë.

I njëjti është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Gjendja e drejtorit të shkollës raportohet se është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat