Takohen Haradinaj-Stublla dhe Dumoshi, pajtohen për dinamizimin dhe koordinim në mes MPJD dhe MKRS

Aktuale

Takohen Haradinaj-Stublla dhe Dumoshi, pajtohen për dinamizimin dhe koordinim në mes MPJD dhe MKRS

Nga: A.SH Më: 13 korrik 2020 Në ora: 13:01
Foto nga takimi

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka takuar ministren e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshin.

Përmes një shkrimi në Facebook, ajo ka thënë se me ministren Dumoshi u pajtuam për dinamizim dhe koordinim më të ngushtë në mes MPJD-së dhe MKRS-së në sferën e diplomacisë publike dhe kulturore

Postimi në Facebook:

Takim i përzemërt dhe përmbajtësor me Ministren e Kulturës Rinisë dhe Sportit, znj.Vlora Dumoshi.

Anëtarësimi i Kosovës në Fondin për Mbështetje Kulturore të Këshillit të Evropës - Eurimages, mbështetja dhe promovimi i artit dhe kulturës drejt piedestaleve botërore, ishin disa nga temat të cilat u diskutuan dhe për të cilat kishim dakordim të plotë.

U pajtuam për dinamizim dhe koordinim më të ngushtë në mes MPJD-së dhe MKRS-së në sferën e diplomacisë publike dhe kulturore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat