Kurti: Thaçi e çoi karrigën e Presidentit në Hagë

Aktuale

Kurti: Thaçi e çoi karrigën e Presidentit në Hagë

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 13:56

Ish’kryeministri Albin Kurti ka komentuar me anë të një video mesazhi intervistimin e presidentit të vendit, Hashim Thaci nga Prokurori i Specializuar në Hagë.

Ai ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti është vegël e presidentit Thaçi, derisa, për presidentin ka thënë se ulësen e të parit të shtetit e ka marrë me vete para prokurorisë speciale.

“Në bazë të nenit 131 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjendjen e jashtëzakonshme e shpall presidenti, dekreti i të cilit duhet të marrë pëlqimin në Kuvend. Pse kjo qeveri na kërcënon me shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme? Çfarë pune ka ajo me këtë shpallje? Vetëm një shpjegim e ka kjo: kryeministri koti është zëdhënës i presidencës, vegël e Thaçit, e i cili karrigen e presidentit të Republikës e mori me vete para prokurorisë speciale në Hagë”, ka thënë ai

Kurti shton se ai nuk mund ta marrë me vete karrigen presidenciale e ta cojë në prokurori e gjykatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat