Deputeti i PDK-së infektohet me Covid-19 - Bota Sot
Deputeti i PDK-së infektohet me Covid-19

Aktuale

Deputeti i PDK-së infektohet me Covid-19

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 13:58
Abelard Tahiri

Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se është diagnostifikuar pozitiv me Covid-19.

Ai ka thënë se është mirë dhe përveç simptomave të zakonshme, nuk ka ndonjë vështirësi të theksuar në përballimin e virusit..

“Gjatë kësaj periudhe të vetë-izolimit, do t’u përmbahem rekomandimeve të OBSH-së dhe mjekëve tanë. Ju ftoj edhe juve t’u përmbaheni rekomandimeve për ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit tuaj dhe njerëzve të afërt në këtë periudhë aspak të lehtë në të cilën po kalojmë si vend”.

Shkrimin e plotë të tij në Facebook:

Përkundër faktit se jam përpjekur të jem i kujdesshëm, duke mos anashkaluar rekomandimet, dua t’ju njoftoj se pas testimit për COVID-19, kam rezultuar pozitiv. Aktualisht, jam mirë dhe përveç simptomave të zakonshme, nuk kam ndonjë vështirësi të theksuar në përballimin e virusit. Gjatë kësaj periudhe të vetë-izolimit, do t’u përmbahem rekomandimeve të OBSH-së dhe mjekëve tanë. Ju ftoj edhe juve t’u përmbaheni rekomandimeve për ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit tuaj dhe njerëzve të afërt në këtë periudhë aspak të lehtë në të cilën po kalojmë si vend.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat