Miratohet në parim buxheti i rishikuar për 2020

Aktuale

Miratohet në parim buxheti i rishikuar për 2020

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 14:08
Kuvendi i Kosovës

(E plotësuar) - Sot është mbajtur vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin për vitin 2020.

Buxheti i rishikuar për vitin 2020 është votuar në parim nga 67 deputëtë, 00 kanë votuar kundër dhe 01 ka abstenuar.

Kujtojmë se sot gjatë ditës, Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se fondi për rimëkëmbje ekonomike prej 385 milionë eurosh është pjesë e këtij buxheti.

Rishikimi i buxhetit/ Deputeti i VV-së: Le ta harrojnë qytetarët që kanë me i pa ato 300 milionë

Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Hekuran Murati, në fjalën e tij në seancën për votimin e rishikimit të buxhetit të Kosovës, ka deklaruar se ky buxhet nuk do të jetë ndihmë për qyetarët.

Ai ka akuzuar partitë në pushtet duke i quajtur hipokrit të gjithë ata që e kanë akuzuar Qeverinë Kurti për mospagesat e Pakos Emergjente.

Tutje, Murati për rishikimin e buxhetit ka thënë se parat të cilat do ti marrin qytetarët janë rreth 30 milionë euro.

"Këta po kërkojnë që ne si Kuvend me i autorizu që mi shpenzu mbi 300 milionë euro pa treguar se ku do ti qojnë pjesën tjetër. Le ta harrojnë qytetarët që kanë me i pa ato 300 milionë euro qaq sa i kanë pa 20 vitet e fundit", tha ai.

***

Në vazhdimin e seancës plenare për shqyrtimin e rishikimit të buxhetit 2020, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar nga të gjithë deputetët që për gjatë seancës janë të obliguar që në mënyrë strikte të respektojnë masat anti Covid-19, me distancë fizike dhe përdorim të maskave gjatë tërë kohës.

“Të gjithë ata që kanë shfaqje të simptomave duhet të qëndrojnë në shtëpi të vet izolohen dhe jo të vijnë në seancë. Nëse keni qenë rast kontakti duhet të vet izoloheni për 14 ditë. Kush është me simptoma ju kisha lut të mos qëndroni në seancë, nëse ka deputet me simptoma”, theksoi Osmani.

Ndërsa, fillimisht në këtë seancë është formuar Komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për shtatë anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Ndërkaq, deputetët tash janë duke vazhduar shqyrtimin e projektligjit për rishikimin e buxhetit 2020.

Kujtojmë se të premten kishte nis shqyrtimi i këtij projektligji përgjatë tërë ditës, por në orët e vona ishte ndërprerë seanca pas incidentit në Kuvend. 

***

Vazhdon seanca plenare e Kuvendit ku po bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për 2020. 
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat