Inspektorët e rinjë dalin në aksion, “kafet e vogla” cak i inspektimit - Bota Sot
Inspektorët e rinjë dalin në aksion, “kafet e vogla” cak i inspektimit

Aktuale

Inspektorët e rinjë dalin në aksion, “kafet e vogla” cak i inspektimit

Nga: E.B Më: 13 korrik 2020 Në ora: 14:39
Foto nga vendi ngjarjes

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka shkruar se të gjithë inspektorët e rinjë kanë dalë në aksion për masat e reja kundër koronavirusit.

Zemaj ka treguar edhe se “Kafet e vogla” janë duke u inpektuar, dhe në asnjë kafene nuk do të lekohen më shumë se 50 persona, shkruan “Bota Sot”.

Gjithashtu, shkruan se askush nuk do të lejohet pa maska.

Tutje, ka treguar se ky kontroll ka për fokus të detektoj bizneset që nuk i respektojnë masat.

Postimi i plotë:

Të gjithë në mbrojtjen e shëndetit

Të gjithë inspektorët e rinj në aksion.

Inspektim në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Në Prishtinë, të lokacioni “Të kafetë e vogla” po inspektohen bizneset gastronomike.

Në kafene nuk mund  të lejohen më shumë se 50 persona.

Askush s’do lejohet pa maska!

S’do tolerohet shkelësit dhe ata që relativiojnë rrezikun dhe me mosrespektim të masave behën bartës të virusit edhe në familjet e tyre.

Ministria e Shëndetësisë me gjithë potencialin është dhënë në tentativë të monitorimit të bizneseve nëse po i respektojnë rregullat anti-COVID-19.

Ky kontroll ka në fokus të detektoj bizneset që nuk respektojnë masat parandaluese dhe udhëzimet e “Manualit për mbrojtjen nga përhapja e virusit COVID-19”.

Ju lutem na ndihmoni edhe ju që ta mbrojë shëndetin tonë dhe të familjeve tona.

Falënderojmë dhe përshëndesim të gjithë punonjësit shëndetësor të Kosovës, vullnetarë, kontribuues të tjerë publik dhe privat, si dhe udhëheqësit e tyre për mbajtjen e frontit kundër COVID-19.

Shëndeti i qytetarit mbi të gjitha!

Respektoni rregullat!

Kuptojeni seriozisht rrezikun e virusit!

Vendosni maskat!😷

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat