VV kërkon të diskutohet për Telekomin

Aktuale

VV kërkon të diskutohet për Telekomin

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 14:46
Arbërie Nagavci

Nënkryetarja e Kuvendit dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të diskutojë sot për Telekomin e Kosovës.

Nagavci po kërkon që diskutimi për ndërmarrjen publike të shtohet si çështje urgjente në rendin e ditës së seancës plenare, pasi gjykata ka lejuar përmbarimin e një vendimi të arbitrazhit në favor të kompanisë Dardafon.net, e njohur si Z-Mobile.

“Përmbarimi i vendimit rrezikon mbarëvajtjen e Telekomit, duke cenuar njëherësh sigurinë shtetërore, interesin publik dhe punëtorët e ndërmarrjes. Vendimi i arbitrazhit është pasojë e një kontrate skajshmërisht të pavolitshme që drejtuesit e papërgjegjshëm të Telekomit kanë lidhur me Z-Mobilen mbi 10 vjet më parë. Kontrata i ka shkaktuar dëme të rënda ndërmarrjes dhe punëtorëve ndër vite”, thuhet komunikatën e VV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat