Kosnett pas bisedës me Gucatin: Do të merremi më shumë me veteranët e UÇK-së

Aktuale

Kosnett pas bisedës me Gucatin: Do të merremi më shumë me veteranët e UÇK-së

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 15:58
Kosnett dhe Gucati

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett ka zhvilluar një takim virtual me kreun e OVL – UÇK-së, Hysni Gucatin.

Kosnett ka shkruar në Twitter se me Gucatin kanë pasur një diskutim të mirë për çështjen e veteranëve.

Ambasadori amerikan tha se mezi presin angazhim të mëtutjeshëm me veteranët e luftës.

Për takimin me Kosnett ka njoftuar sot edhe kreu i veteranëve, Hysni Gucati, përmes një shkrimi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat