​Ndërpritet seanca për pandeminë, vazhdon nesër në ora 10:00 - Bota Sot
​Ndërpritet seanca për pandeminë, vazhdon nesër në ora 10:00

Aktuale

​Ndërpritet seanca për pandeminë, vazhdon nesër në ora 10:00

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 16:44

(E plotësuar) - Me propozim të shefit të GP-së të VV-së Rexhep Selimi, seanca për debatin për pandeminë është ndërprerë për të vazhduar nesër në orta 10:00.

Seanca që filloi në ora 16:00 e që përfundoi tek në orën 21:30, u karakterizua me shumë debat të ashpër, kryesisht ndërmjet deputetëve të VV-së me kryeministrin Hoti dhe ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Për këtë temë shëndetësore, kanë mbetur të diskutojnë edhe 22 deputetë.

​Osmani: Nuk ka sot asgjë më urgjente sesa të bëhet ligji për pandeminë (Drejtpërdrejt)

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani në seancën për pandeminë ka thënë se nuk ka sot asgjë më urgjente sesa ligji për pandeminë që ka të bëjë me shëndetin e qytetarëve në vend.

Ajo tha se projektligji është në procedura të kuvendit, sepse opinioni i Qeverisë nuk është obligues për Kuvendin dhe sipas saj natyrisht që do të diskutohet në Komisionin për Shëndetësi.

Osmani: Nuk ka sot asgjë më urgjente sesa krijimi i bazës ligjore për masa efektive

“Tani e kemi obligim si deputet që ta nxjerrim këtë ligj. Ligji është ën procedura të kuvendit, sepse opinioni I Qeverisë nuk është obligues për ne. pra, ligji natyrisht që do të diskutohet në Komisionin për Shëndetësi dhe pasi të trajtohet ën atë Komision ai do të vjen edhe këtu. Por, ideja ka qenë që ne mos të presim edhe dy muaj të tërë aq sa zgjasin procedurat brenda kuvendore, por ta trajtojmë më shpejt, sepse nuk ka sot asgjë më urgjente sesa krijimi I bazës ligjore për masa efektive që kanë të bëjnë me shëndetin e qytetarëve. Kjo iniciativë nga disa nuk u përkrah, sepse pengesë ishte propozuesi. Andaj, e kam për obligim t’iu njoftojë se para se ta vë nënshkrimin tim në këtë iniciativë, nuk kam lënë gurë pa lëvizur që kjo iniciativë të vjen nga të tjerët”, theksoi Osmani.

Kryetarja e Kuvendit tha se sikur të vepronte me logjikën e inateve, nuk do ta votonte as rishikimin e buxhetit dhe as marrëveshjet ndërkombëtare.

Osmani ka njoftuar se sot ka proceduar një amendament në ligjin për rishikim e buxhetit që të përfshihen mjete për shpërndarjen e maskave shumë përdorimshme falas për qytetarët mbi moshën 6-vejçare.

Ajo tha se është një buxhet total prej 3 milionë euro për blerjen e maskave që prodhohen në Kosovë e që mund të ndahen këto mjete nga shpenzimet e luksit.

Po ashtu ajo tha se amendament ka dërguar edhe për një vaksinë për qytetarët mbi moshën 65 vjeç dhe atyre kanë probleme me mushkri.

Masat kundër Covid-19 përplasin Selmanajn dhe Kusari-Lilan

Në debatin për pandeminë janë përplasur deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj për ligjin e pandemisë.

Deputetja Kusrai-Lila duke akuzuar zëvendëskryeministrin Selmanaj për joprofesionalizëm rreth luftimit të pandemisë, tha se Qeveria Hoti sot me tri vendime ka shkelur Kushtetutën.

Megjithatë, ajo tha se nuk do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese dhe të kërkojnë nga organet e rendit që mos t’i zbatojnë qytetarët masat.

Kusrai-Lila: Duhet t’iu vjen turp që nuk e sillni ligjin për pandeminë

“Të ri vendimet sotme të Qeverisë Hoti janë vendime jashtë Kushtetutës, të gjitha pikat përbrenda mund të kontestohen nga Gjykata. Ne nuk duam ta shfrytëzojmë këtë si lojë politike dhe ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuesen e t’iu themi sot të gjitha organeve të rendit dhe sigurisë se nuk kanë bazë për dënim të qytetarëve kur i nxënë në rrugë pa maska ose pa masa mbrojtëse. Nuk bëjmë thirrje sic ka bërë thirrje presidenti I Republikës për mos mbajtje ose mos respektim të masave për arsye se kemi përgjegjësi. Por duhet t’iu vije turp juve që vini këtu e nuk e sillni ligjin dhe konstatoni se nuk ka nevojë për ligj të tillë(për pandeminë) “, tha ajo.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar zëvendëskryeministri Driton Selmanaj. Duke folur për qëndrimin e Qeverisë rreth projektligjet për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19, tha se është e pa kuptimtë që një ekonomist t’i drejtohet një juristi për çështje ligjore.

Selmanaj iu ka referuar nenit 55 të Gjykatës Kushtetuese rreth kufizimit të të drejtave dhe lirive të njeriut.

Selemanaj: Kur një ekonomist i thotë juristit s’po dinë me lexua ose s’po e kupton ligjin, është e tepërt

“Tash kur një ekonomist i thotë juristit që s’po dinë me lexua ose s’po e kupton ligjin. E tash çka me të thënë unë ty, ti dinë me lexua këtë. Pra, mos. Po I referohemi Gjykatës Kushtetuese: Kuvendi thotë nuk I ka duart tërësisht të lira që të bëjë kufizimin që të bëjë kufizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut sipas nenit 55”, thotë Selmanaj.

Debate për menaxhimin e pandemisë në këtë seancë parlamentare që po vazhdon ende, ka pasur akuza dhe kundër akuza. 

Hoti: Festa e Bajramit dhe tubimi i Vetëvendosjes kanë quar në rritjen e rasteve me COVID-19 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti rritjen e rasteve me Covid-19 ia ka atribuuar festës së Fitër Bajramit, më 24 maj, dhe tubimit të Vetëvendosjes më 12 qershor.

Gjatë seancës plenare ku është duke raportuar për menaxhimin e situatës me pandeminë, shefi i ekzekutivit tha se për rritje e rasteve pas këtyre dy ngjarje tregojnë të dhënat shkencore.

“Janë dy ngjarje specifike që kanë quar në numrin e rritjeve të rasteve. Këto të dhënat janë shkencore. E para është data 24 maj, festa e Fitër Bajramit, pas dy jave të festës ne kemi rritje të numrit të rasteve. Ngjarja e dytë është 12 qershori është përvjetori i VV-së dhe pas 2 jave e kemi pikun tjetër. Këto janë të dhëna që tregojnë profesionistët shëndetësor”, tha ai.

Krahas kësaj, Hoti tha se nuk janë duke përdorur modelin Suedez për imunizimin e qytetarëve.

Nuk jemi duke përdorur modelin e Suedisë siç e përmendi deputetja Kollçaku. Nuk jemi duke shkuar në drejtim për imunizim, por duke marrë masat”, tha Hoti.

Vazhdon seanca e raportimit të Hotit për pandeminë

Në tentim të respektimit të manualit për parandalim të përhapjes së Covid-19, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkuar në pauzë 25 minutëshe për të ajrosur sallën plenare.

Në seancën e sotme është duke raportuar kryeministri, Avdullah Hoti për menaxhimin me korona virusin pas shumëfishimit të rasteve në javët e fundit.

Kjo seancë është duke u përcjellur me akuza dhe kundër-akuza ndërmjet deputetëve të partive në pushtet dhe atyre opozitare.

Ndërkaq, pas pauzës debate pritet të rifillojë.

​Deputetja e AAK-së uron që qeveria Kurti të mos kthehet më kurrë

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka adresuar kritika të ashpra ndaj qeverisë Kurti për menaxhimin e pandemisë Covid 19. Në seancën e sotme plenare, ku po raporton kryeministri Hoti, deputetja ka uruan që kjo qeveri të mos kthehet kurrë.

Sipas saj, ish kryeministri Kurti ka dështuar në lirimin e menjëhershme të masave restriktive në parandalim të përhapjes së Covid 19.

Kadrijaj: Shyqyr që ka shku qeveria Kurti, shkoftë dhe mos u ktheftë kurrë

“Mua po më vjen keq prej disa deputetëve që gjithmonë gjatë debateve po thojnë qeveria, qeveria në pandemi. Po shyqyr që është shku bre, shkoftë edhe mos u ktheftë kurrë”, tha ajo.

Krahas kësaj, Kadrijaj ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj që të licencohen laboratorët private për testime të Covid 19.

Kadrijaj: Është mirë që të licencohen laboratorët private

“Është mirë që të licencohen laboratorët private në mënyrë që të bëhen testet dhe të heqet ngarkesa nga IKSHPK-ja pasi kërkesat janë të larta. Kërkoj të menaxhohen mirë, të licencohen dhe të mbikëqyren rreptë. E po ashtu të caktohet një çmim në mënyrë të mos ketë manipulime”, tha ajo.

​Zemaj akuzon deputetët e VV-së: Disa nga ju jeni me simptoma, sytë ju tregojnë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në seancën plenare për pandeminë ka thënë se pas datës 12 qershor që kur është mbajtur tubimi i VV-së në sheshin e Prishtinës, është përhapur në mënyrë marramendëse virusi Covid-19.

Madje, Zemaj tha se ka deputet të VV-së në seancë të kuvendit që janë të infektuar, dhe nëse e mbyllni seancën mund t’ua lexojë edhe me emra.

Zemaj: Deputetët e VV-së janë me simptoma

“Ajo më e keqja që ka ndodhur, është ajo pas datës 12 qershor ku inkubimi është shpërndarë në mënyrë marramendëse./ mbyllne seancën për publikun edhe ua lexoj me emra anëtarë të afërm të juaj dhe aktivitet që janë të infektuar me Covid-19 pas datës 12 qershor. Mbyllni seancën për publikun ua lexoj me emra dhe mbiemra. Ju jeni të dyshuar dhe të infektuar, ju jeni persona kontakti. Shkoni bëni testet, ecni rend shkoni bëni testet. Pse po ikni nga testet. Ti je me simptoma, në sy shihesh që je me simptoma. Sytë të tregojnë që je me simptoma”, theksoi Zemaj.

Derisa për këtë ka reaguar nënkryetarja kuvendit të Kosovës. Arbërie Nagavci.

Nagavci: Kujdes ministër, s’ke kompetenca ti me përcaktua në sy se kush ka simptoma nga deputetët

“Ministër të lutem kujdes me fjalorin nëse e dallon në bazë të syve që dikush i ka simptomat, t’i nuk je kompetent e as i thirrur për këtë. Të lutem të kesh kujdes për fjalorin që e përdorë me deputetët. Si e merr guximin një ministër i Shëndetësisë ti thotë deputetit të dallojë në sy që i ke simptomat”, tha ajo.

Ministri Zemaj në seancë po ashtu ka thënë se sa i përket furnizimeve nëpër spitale dhe klinika, aktualisht ka një furnizim stabil falë blerjeve nga MSH dhe kontributit nga donatorët ndërkombëtar të cilët po vazhdojnë ta mbështesin shëndetësinë tonë me donacione të vlefshme në këtë kohë të pandemisë.

Zemaj: MSH dhe IKSHP do të vazhdojë të forcoj përgjigjen ndaj pandemisë

“Në rrafshin e monitorimit të situatës epidemiologjike dhe mbajtjes nën kontroll të saj, Ministria e shëndetësisë dhe IKSHP do të vazhdoj të forcoj përgjigjen ndaj pandemisë përmes gjurmimit aktiv të rasteve, rritjes së numrit të testimeve, izolimit të rasteve pozitive dhe të kontaktit, dhe trajtimit të të prekurve qoftë në mënyrë spitalore apo tretmanit shtëpiak. Po punojmë që masat e reja si bartja e maskave, distanca fizike, higjiena individuale dhe kolektive do të bëhen pjesë e një zbatimi aktiv dhe normë që duhet të respektohet nga të gjithë”, tha Zemaj.

Ministri i Shëndetësisë qeveria është në funksion të fuqizimit të kapaciteteve implementuese dhe monitoruese.

Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë shpalli konkurs publik dhe ka kryer procedurat e rekrutimit të 200 specialistëve shëndetësor, 100 mjek, në mesin e të cilëve edhe mikrobiolog, 62 infermier dhe 20 inspektor sanitar. Katër specialist të mikrobiologjisë, 8 laborant dhe 6 të tjerë staf mjekësor mbështetës . ky është nja nga hapat drejt fuqizimit të kapaciteteve në menaxhimin e fazave të mëtejmë të Covid-19.

Ai tha se krahas mobilizimit dhe kapaciteteve të tjera të nevojshme për t’u përballë me cilin do skenar të zhvillimit të pandemisë me të cilin ballafaqohem. 

***

Deputeti nga LDK-ja, Ekrem Hyseni në seancën për pandeminë theksoi se numri i rasteve të infektuara krahasuar me numrin total të popullatës është shumë i vogël dhe Kosova është sot me 2-3 përqind të popullatës e cila është pozitiv me Covid-19.

Deputeti Hyseni duke kërkuar shtim të masave, por jo mbyllje totale, ka kërkuar nga Qeveria që të siguron maska për qytetarët me një kosto më të ulët.

Hyseni: Shtimi masave duhet të jetë opsion, por jo rimbyllja totale

“Shtimi masave duhet të jetë opsion, por jo ri mbyllja totale. Meqenëse bartja e maskave tani është e detyrueshme, ne për qeverinë sot e kemi edhe një kërkesë që të shikohet mundësia që këto maska të sigurohen nga qeveria dhe ta lehtësojnë sadopak qasjen tek maskat me një kosto më të lirë dhe po ashtu organet mbikëqyrëse të masave të jenë sa më aktiv që të kemi rezultate sa më të mira dhe një kohë sa më të shkurtë”, theksoi Hyseni.

Ai tha se implementimi i suksesshëm i strategjisë të shtimit të testimeve dhe testimeve sero logjik në masë të gjerë mund të ndihmojë në reduktimin e përhapjes së virusit dhe plotësimin e strategjisë së rekomanduar nga OBSH. 

​PDK-ja kërkon publikimin e emrave të personave që testohen për Covid-19

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu propozoi disa pika që të votohen pasi të përfundojë debati sot. Ndër të tjera, ai bëri të ditur që PDK kërkon rritjen e pagave për punëtorët shëndetësor dhe votimin e ligjit anti-covid në afatin më të shpejtë kohor.

Haxhiu tha se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike duhet të autorizohet për publikim të emrave të personave që testohen, dhe atyre që dalin pozitiv.

Haxhiu: Të publikohen emrat e personave që testohen

“Të licencohet sektori privat për të bërë teste për Covid-19 duke i obliguar që të raportojnë rezultatet në baza ditore në IKShP dhe në Ministrinë e Shëndetësisë. Dhe, autorizohet Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike që të bëjë publike emrat e personave që janë testuar dhe atyre që kanë rezultuar pozitiv, transparenca në këtë drejtim është interes publik sot, dhe mundësi e ndjekjes penale për personat të cilët me test pozitiv me Covid-19 shkelin kriteret e izolimit dhe masat mbrojtëse”, tha Haxhiu.

Ndër të tjera, PDK kërkoi decentralizim të testimeve dhe trajtimeve me Covid-19 duke mbështetur komunat në menaxhim të situatës me plan konkret, si dhe angazhim të spitaleve private në menaxhim të situatës duke bërë mobilizim të të gjitha kapaciteteve njerëzore dhe pajisjeve të nevojshme mjekësore.

Haxhiu: Urgjentisht qeveria të rritë pagat e punëtorëve shëndetësorë

“Të autorizohet komisioni parlamentar për shëndetësi dhe mirëqenie sociale që në afatin më të shpejtë kohor të sjell në Kuvend për votim ligjin anti-covid, duke falënderuar për punën e tyre gjithë stafin shëndetësor që po bën betejë me koronavirusin çdo ditë dhe pa kursyer asgjë, PDK kërkon urgjentisht nga qeveria e Kosovës që me vendim të veçantë t’i rritë pagat e profesionistëve shëndetësor ashtu siç ishte planifikuar me ligjin e pagave duke shtuar edhe rritjen sipas kërkesave të infermierëve dhe mamive, ky vendim duhet të përfshijë të gjithë zyrtarët shtetëror që po përballen çdo ditë me betejën me pandeminë Covid-19.

Gjithashtu, PDK kërkoi që Ministria e Shëndetësisë të punojë maksimalisht që të punësojë së paku edhe 1500 profesionistë shëndetësor në nivel të vendit, me qëllim të përballjes me Covid-19.

​Hoti: U përcaktuam të bashkëjetojmë me virusin në distancë, duke mos e ndaluar ekonominë (Drejtpërdrejt)

Kryeministri Avdullah Hoti, ka raportuar në Kuvend lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19, i cili theksoi se gjatë kësaj periudhe të qeverisjes së tij në vend, kanë pasur dy mundësi sesi t’i përgjigjen kësaj gjendje të krijuar me Covid-19.

Mundësia e parë, kryeministri Hoti tha se ishte që t’i nxitin qytetarët që të ruajnë distancën, të mbajnë maska në fytyrë dhe të përkujdesen për higjienën e tyre personale.

Pastaj, sipas Hotit kanë obliguar administratën publike dhe sektorin privat që t’i mbahen me korrektësi masave mbrojtëse parandaluese, të cilat janë përmbledhur në manualin e masave antiCovid19 dhe të përkrahet sistemi shëndetësor.

Kryeministri Hoti tha se mundësia e dytë ishte të mbyllen sërish njerëzit në shtëpitë e tyre, duke ndaluar sërish punën dhe ekonominë.

Hoti tha se u përcaktuan për mundësinë e parë, që të luftohet virusi në distancë për të mos ndalur ekonominë.

Hoti:U përcaktuam të bashkëjetojmë me virusin në distancë, duke mos e ndaluar ekonominë

“Ne u përcaktuam për opsionin e parë, të bashkëjetesës më virusin në distancë, duke mos e ndaluar ekonominë, por mbi të gjitha duke luftuar për çdo jetë, si ajo jetë që po vuan nga pandemia ashtu edhe ato që po rrezikohen seriozisht nga varfëria. Rruga që kemi zgjedhur është më e vështira dhe nuk fitohet vetëm nga profesionistët shëndetësor. Ajo siç po shihet rrezikon të dështoj nëse secili prej nesh si qytetarë i këtij vendi nuk respektojmë masat që qeveria i ka bërë të obligueshme në funksion të ruajtjes së shëndetit tonë, familjarëve tanë dhe të shoqërisë në përgjithësi. Megjithatë, ne u detyruam që pas ngritjes serioze numrash të kthejmë disa prej masave shtrënguese në mënyrë që të parandalojmë një rrezik të madh që po afrohej”, tha Hoti.

Ai para deputetëve tha se indikatorët që vinin nga IKSHP-ja, sinjalizonin se administrata, subjektet afariste e në veçanti gastronomia, paraqesin një vend të shpërndarjes së virusit, prandaj, edhe Qeveria nxori masa të reja.

Hoti: Më 8 korrik ne kemi marrë masa edhe për komunat veriore

“Në bazë të këtyre vlerësimeve dhe rekomandimeve për të ngadalësuar zhvillimin e këtij zinxhiri shpërndarës, Qeveria vendosi fillimisht të kufizojnë prej katër komunave me vatrat më të mëdha, si Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Vushtrri dhe të zvogëlojë oraret e punës për gastronominë në nivel vendi e po ashtu të urdhërojë reduktimin e stafit në nivel esencial për çdo subjekt punues. Më 8 korrik në bazë të raportimeve dhe kërkesës të ardhur nga komunat veriore të Kosovës si dhe rekomandimeve të IKSHP-së, Qeveria ka shtrirë masat restrektive edhe në Mitrovicën e Veriut, në Leposaviç, në Zubin Potok dhe në Zveçan”, tha ai.

Sipas tij, gjithmonë sipas analizave të IKSHP-së, por edhe informatave që vijnë nga Ministria e Shëndetësisë, sot më 13 korrik është rritur numri i komunave me ndalesë të lëvizjes prej orës 21:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit.

Kryeministri Hoti ua tregon deputetëve vendimet që Qeveria i mori kundër COVID -19 (Drejtpërdrejt)

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputetët kanë diskutuar rreth mundësisë së mbajtjes së seancave online. Besa Gaxherri kërkoi ndryshim të rregullores së Kuvendit në mënyrë që të seanca të mbahen në distancë, siç tha ajo, për shkak të përhapjes së koronavirusit edhe të deputetët.

Gaxherri propozoi mocion dhe takim në mes të grupeve parlamentare me urgjencë, meqë sipas saj, në mbledhjet e radhës mund të mungojnë shumë deputetë për shkak të infektimit me Covid-19.

Gaxherri: Të ndryshojmë rregulloren dhe të punojmë nga largësia

“Të ndryshojmë rregulloren e Kuvendit dhe të kemi mundësi të punojmë nga largësia, për arsye se deri tani dhjetë deputetë janë të testuar pozitiv me virusin Covid. Jam shumë skeptike dhe dyshoj që një numër shumë më i madh këtu prezent jemi të infektuar, andaj koha është urgjente të ndryshojmë rregulloren, duke u takuar përfaqësuesit e grupeve parlamentare me një tekst të thjeshtë që për shkak të pandemisë aktuale seanca të mbahet nga largësia për afatin kohor 1,2,3 apo sa të shohim ne të arsyeshme si grupe parlamentare”, tha ajo.

E Daut Haradinaj i AAK-së, tha se votimi online do të ishte lehtësim në rrethanat aktuale.

Haradinaj: Edhe një deputet i AAK-së pozitiv

“Votimi elektronik do të jetë forma e vetme në këtë rrethana, sa për informacion unë sot e kom edhe një deputet me Covid plus, i bjen që kjo veç po shkon duke u rritë, ka shqetësime brenda deputetëve edhe për pjesëmarrje por gjithsesi do ta japim përkrahjen por do ta gjejmë formën në konsultim edhe me kryesinë që të gjendet forma më e lehta si do të procedohet”, tha ai.

Për të marrë këtë vendim, nevojiten 80 votat e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa shefi i deputetëve të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi tha se nuk ofrojnë mbështetjen që kjo të futet sot në rend dite, meqë sipas tij për këtë ka nevojë të debatohet.

Selimi: Kemi rezervat tona me nismën e LDK-së për ndryshim të rregullores

“Ne kemi me të drejtë rezervat tona lidhur me motivet e kësaj nisme, gjithsesi ne do të donim që Kuvendi i Kosovës të ishte funksional në të gjitha rrethanat në përputhje me rregulloren dhe legjislacionin në fuqi, por dua të jemi të sigurt që kjo nuk është një nismë për t’u keqpërdorur. Paramendojeni sikur dje qeveria ta kishte në dispozicion këtë rregullore sot do të kishim një tjetër situatë edhe në Kosovë edhe në Parlamentin e Kosovës. Andaj ne duhet ta shtjerrim debatin fillimisht me njëri tjetrin, që të jemi të sigurt për motivet e kësaj kërkese”, tha ai.

E sipas kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani për një gjë të tillë nevojitet konsensus i grupeve parlamentare.

Osmani: Kam propozuar mbajtjen e seancave online për të parandaluar infeksionet në sallë

“Meqenëse unë e kam propozuar këtë si ide qysh në mars, motivi ka qenë që të parandalohen infeksionet këtu në sallë, së paku për vete po flas, nuk mund ta di ose të flas në emër të motiveve të të tjerëve. E dyta, propozimi ka qenë që kjo të vlejë për një kohë të caktuar dhe e treta që mos të vlejë për votime të fshehta por vetëm votime të hapura, por megjithatë po ju njoftoj që amandamenti nuk është deponuar, nuk mund të hyjë në rend të ditës, sepse parakushti ka qenë që të ketë konsensus, dhe meqenëse nuk ka pasur konsensus nuk është deponuar, por kjo nuk i parandalon deputetët që të bëjë propozimet e veta”, tha ajo.

Ajo tha se kryesia do të provojë të pajtohet për këtë në mbledhjen e radhës.

Ndërsa Bedri Hamza i PDK-së, tha se e mbështesim mundësinë e votimit online.

Hamza: E mbështesim mënyrën e votimit online

“Për çështje me rëndësi për vendin dhe situata të caktuara, duke i eliminuar në maksimum situatat kur mund të ketë ndonjë shmangie prej qëllimit të mirë të amandamentimit të kësaj rregullore, ne si grup parlamentar e mbështesim që të kemi mundësinë të votohet edhe online”, tha Hamza.

***

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka raportuar sot para deputetëve lidhur me masat që ka marrë qeveria për të mos lejuar përhapjen e mëtejme të pandemisë.

Hoti ka njoftuar deputetët për vendimet që ka marrë qeveria lidhur me kufizimin e lëvizjes në disa komuna.

Gjithashtu, ai tha se që nga sot edhe bartja e maskave është bërë obligative.

“Vendimi parasheh edhe hyrjet e daljet për Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnjës. Të gjitha këto masa kanë për synim zvogëlimin e përhapjes së koronavirusit”, ka thënë Hoti.

Ai tha se kanë listuar një varg autorizimesh për MSH’në për ngritjen e kapaciteteve mjekësore, derisa, ka përmendur disa prej tyre.

“Kemi fillu procedurën për pajisje me furnizim me 100 mijë teste virologjike, vaksinë për gripin sezonal. Po punojmë sikur cdo qeveri për mundsie të reaizimit të një para kontrate për mundësinë e porositjes së vaksinës dhe terapisë për COVID”, tha Hoti.

Kryeministri ka thënë se për stafin shëndetësor do të ketë pagesë shtesë, pasi që Ligji për Paga është kthyer nga Gjykata Kushtetuese.

“Nuk do të përjashtohet ndjekja e procedurave për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, do të jemi para jush që të ju njoftojmë për veprimet që do të marrim. Po i përcjellim protokollet sikur cdo vend tjetër”, tha Hoti.

***

Tashmë janë bërë 10 deputetë të cilët kanë rezultuar pozitiv me virusin Corona, dhe në një situatë të tillë deputetët e Kuvendit kanë kërkuar që seancat të mbahen në platforma online.

Deputeti Memli Krasniqi, tha se duhet sa më shpejtë që deputetët të mund bëjnë votime dhe seancat online.

I të njëjtit mendim ishte edhe deputetja e LDK-së Besa Gaxherri, e cila në emër të partisë së saj kërkoj mocion procedural, që të bëhet ky ndryshim sa më shpejtë.

Aktualisht kryesia dhe komisionet mund të mbajnë takime përmes platformave online, por se një gjë e tillë nuk lejohet për seancat plenare.

Mirëpo pas kësaj kërkesë të deputetëve, kryetarja  Vjosa Osmani ka thënë se duhet mbi 80 vota që të ndryshohet rregullorja e punës. E duke pas parasysh numri e vogël të deputetëve që po marrin pjesë në to, Osmani ka thënë se të martën dhe të mërkurën do të përpiqen të arrijnë një konsensus.

“Një gjë e tillë sot nuk mund të realizohet, meqë tekstin i ndryshimit të kësaj rregullore nuk është i gatshëm”, tha Osmani.

***

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti raporton në Kuvend lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat