Rron Gjinovci: Qeveri dështake, jokreative, pa ligj s’duan, Vjosës nuk ia votojnë propozimin

Aktuale

Rron Gjinovci: Qeveri dështake, jokreative, pa ligj s’duan, Vjosës nuk ia votojnë propozimin

Nga: G.B Më: 13 korrik 2020 Në ora: 17:22
Rron Gjinovci

Rron Gjinovci nga shoqëria civile ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për masat e reja anti-Covid.

Përmes një postimi në Facebook, ai e ka quajtur qeverinë dështake, jokreative, që merr masa veç për të thënë që ka marrë masa, përcjell Bota sot.

Gjinovci ka thënë se ligjin nuk e duan, nuk e votojmë propozim e Vjosës, pa gjendje të jashtëzakonshme se s'guxojnë me shpallë.

Postimi i tij i plotë:

Qeveri dështake, jokreative, e lodht, e thame n'rruzë. Merr masa t'kota veç për me thonë që ka marrë masa. Pa ligj se s'dojnë, paramenoni s'dojnë me ja votu Vjosës propozimin, pa gjendje të jashtëzakonshme se s'guxojnë me shpallë. Komplet ilegale masat, komplet joefektive, thjesht sa me la gojën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat