Numër i madh i të infektuarve në KEK – kryeshefi ju bënë thirrje të dalin në punë!

Aktuale

Numër i madh i të infektuarve në KEK – kryeshefi ju bënë thirrje të dalin në punë!

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 17:47
KEK

Numri i madh i rasteve pozitiv me Covid 19 ka shkaktuar panik dhe shqetësime të madhe tek punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Mbi 30 punëtorë deri tanë kanë dalë pozitiv me koronavirus dhe me dhjetëra të tjerë janë në pritje të testit si persona kontaktues të cilët kanë punuar në të njëjtat zyre me ata që tashme kanë rezultuar pozitiv.

Arbresh.info ka siguruar informata te sigurta dhe të konfirmuar se situata në këtë ndërmarrje tashme gati të dal jashtë kontrollës.

Pavarishtë kësaj ushtruesi i detyrë së kryefeshi ekzekutivë të kësaj ndërmarrje, Luigj Imeri, ka kërkuar që mos të këtë panik dhe të dalin në punë punëtorët, bile sipas tij nuk është fundi i botës edhe nëse ka punëtorë të prekur me virus qoftë edhe vetë ai.

Kështu shihet në një adresim të tij që ju ka shkruar punëtorëve të kësaj kompanie.

Për këtë situatë, janë siguruar edhe dëshmi ku ushtruesi i detyrës së kryshefit të KEK-ut, Luigj Imeri i shkruan e-mail vartësve të tij, drejtorëve të departamenteve e ku i mundohet ta minimizoj problemin dhe shpreh habinë se si janë zbrazur zyrat.

Në këtë e-mail, ndër të tjera Luigj Imeri nuk i justifikon edhe ata të cilët kanë pasur një here kontakte me të infektuar duhet të qëndrojnë në shtëpi. Në një forme, i kërkon që të paraqitën në punë. Ky email është dërguar në ditën e parë kur kamë qenë vetëm 4 pozitiv  

Për të paktën tre prej tyre me pozita të larta e qe janë pjesë në kabinetin e ushtruesit të detyrës së kryshefit, Luigj Imeri ka siguruar informata dhe posedon emrat e tyre.

Njëri prej tyre qe ka rezultuar i pari pozitiv në testin e kryer në IKSHPK ka qenë ish-këshilltar në Qeverinë e Albin Kurtit. Të njëjtat burime kanë treguar se Imeri përkundër se ishte i njoftuar me rastet pozitive të këtyre personave ka insistuar t’i fsheh rastet, thonë këto burime.

Ndërkaq, numri i rasteve sipas burimeve në KEK është rritur edhe me shumë nga dita e premte.

Për me keq, gjendje alarmante kanë thënë së është edhe në termocentrale dhe në minierën e qymyrit punëtorëve është shumë i madh.

Kjo si pasoj e mos furnizimit të rregullt me masa mbrojtëse.

Arbresh.info ka kontaktuar edhe me ushtruesin e detyrës së kryetarit të Sindikatës së Re, Selatin Sadikun, i cili ka thënë se kanë mungesa të pajisjeve mbrojtëse dorezave dhe dezinfektimit të ambienteve ku punohet.

“Ne kemi probleme me masa mbrojtëse kemi mungesa të dorezave dhe maskave si dhe nuk bëhet dezinfektimi as te mjeteve të transportit ku me ta barten dhjetëra punëtorë e me këto makina janë bartur edhe personat që kanë dalë pozitivë më Covid-19.

“ Numri I rasteve të prekur me Covid-19, është në rritje në korporatën tonë dhe se duhet të merren masa sa më parë kështu duke parë edhe gjendjen e punëtorëve që mosa mesatare e tyre nukë shtë e re”, ka thënë Sadiku.

Por, të gjitha këto po i mohon I pari I kësaj korporate.

Ai në një përgjigje ka deklaruar se po menaxhohet mirë situate me Covid-19.

Këto janë përgjigjet e tij pa ndërhyrje:

Na lejoni të ju njoftojmë se gjendja aktuale në KEK si pasoje e pandemisë është si në vijim:

Menaxhmenti bashkë me punëtorët janë duke bërë përpjekje që edhe në këtë situatë të vështirë që po kalon vendi, të sigurojnë prodhim të pa ndërprerë të energjisë elektrike dhe qymyrit nga dy termocentralet dhe mihjet. Në këtë drejtim, KEK-u vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha masave mbrojtese duke u bazuar në rekomandimet e IKSHP-së dhe vendimet e ndërlidhura nga Qeveria e Kosovës.

Një nga masat e marra nga KEK-u, eshte dezinfektimi i rregullt i hapësirave në të gjitha njësitë prodhuese dhe po ashtu në autobusët që transportojnë punëtorët. Kontratat dhe buxheti per dezinfektim jane siguruar dhe jane urdheruar te gjitha Shtabet e emergjences/Zyrat e Sigurise ne Pune ne te gjitha divizionet e KEKut te bejne dezinfektimin rregullisht.

Përkundër vështirësive të mëdha për shkak të mungesave në treg medicinal, KEK-u ka arritur ti pajise te gjithe 4000 punetret e tij me maska mbrojtese nga virusi.

Me tej, jane liruar stafi me probleme shëndetsore, dhe është urdheruar reduktimi qëndrimit në hapsira të përbashkëta. Stafi jo kritik për prodhim është obliguar të jenë në gjendje gadishmërie duke mundësuar që të gjitha operimet dhe proceset në të gjitha njesitë të funksionojn pa asnjë pengesë.

Për më tepër, KEK gjithashtu është duke vazhduar me gjurmimin e të gjithë punëtorëve që dyshohet të kenë pasur kontakte me personat e infektuar duke i udhezuar që paraprakisht të vetë izolohen duke shmangur kontaktet me familjarët dhe kolegët. Në këtë drejtim, KEK-u në bashkëpunim të ngushtë me IKSHPK-në, po vazhdon të ndërmerrë të gjitha masat e nevojshme në mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së pandemise.

Deri me sot data 10.07.2020, në KEK kemi gjithsejte 26 punëtorë si raste aktive te infektuar me coronavirus, ndersa kemi 10 kolege tashme te sheruar nga infekcioni dhe 85 të izoluar si presona kontaktit.

Perndryshe, ne objektin e Toskanës në sheshin “Nëna Terezë” ku gjenden zyret e Menaxhmentit të KEKut dhe disa divizione dhe sherbime te përbashkëta, gjate javës kanë rezultuar pozitiv tre kolegë tanë. Menjëherë pas kofirmimit të tyre, me qellim te evitimit te panikut tek stafi, ne kemi kontaktuar me IKShPK dhe kemi kërkuar testim të shumicës së stafit me që kemi konsideruar se të njejtit janë persona të kontaktit eventual te castit me rastet pozitive.

Nga IKShPK na kanë lajmëruar se vetëm personat me simptoma të COVID – 19 mund të testohen dhe personat që nuk kanë pasur kontakt të vazhdueshëm me të infektuarit nuk mund të cilësohen si persona të kontaktit dhe duhet të vijojnë punën duke i respektuar masat si bartjen e maskave dhe mbajtjen e distancës sociale. Andaj edhe përfaqësimi në seancë gjyqësore është bërë nga ndonjë zyrtarë i cili ka vijuar punën duke u bazuar në rekomandimet e IKShPK si institucion përgjegjës për dhënien e rekomandimeve në këtë kohë pandemie

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat