Nagavci i drejtohet deputetit me emrin Kamishi, ky është reagimi i Bekim Haxhiut

Aktuale

Nagavci i drejtohet deputetit me emrin Kamishi, ky është reagimi i Bekim Haxhiut

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 18:07
Bekim Haxhiu dhe Arbërie Nagavci

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, e cila është duke e drejtuar seancën e Parlamentit të Kosovës, e ka quajtur, deputetit të PDK’së, Bekim Haxhiut me emrin, Kamishi, i cili ka reaguar menjëherë.

Nagavci përderisa po kryeson seancën e Kuvendit, deputetit, Bekim Haxhiut, ju ka drejtuar me emrin Kamishi, nofkë kjo që deputeti e ka bartur gjatë luftës.

I menjëhershëm ka qenë reagimi nga deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, i cili ka thënë se për ju zonja Nagavci jam Bekim Hxhiu, deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës.

“Në parlament jam Bekim Haxhiu, edhe për ju zonja Arbërie Nagavci dhe të gjithë këtu. Edhe pse me krenari e kam mbajtur nofken ‘Kamishi’ gjatë luftës”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat