Hoti tha se protesta e VV shtoi numrin me Covid, vjen reagimi i ashpër nga Vetëvendosje

Aktuale

Hoti tha se protesta e VV shtoi numrin me Covid, vjen reagimi i ashpër nga Vetëvendosje

Nga: G.B Më: 13 korrik 2020 Në ora: 19:48
VV

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se festa e Bajramit dhe protesta e VV-së e kanë shtuar numrin e rasteve me koronavirus.

Pas kësaj ka reaguar zyrtari i VV-së, Sami Kurti, i cili e ka quajtur deklaratë idiotike atë të Hotit, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se të deklarosh kështu ose je i paditur ose gënjeshtar paranojak, ose person i retarduar mental - idiot, ose kriminel me qëllime të errëta për fshehjen e vrasjes.

Kurteshi ka thënë se në kushtet e një shteti ligjor të së drejtës deklarata e tillë do të përbënte vepër penale dhe arsye për dorëheqje.

Postimi i plotë:

DEKLARATA IDIOTIKE E AVDULLAH HOTIT

“Festa e Bajramit dhe tubimi i LVV kanë rritur numrin e rasteve me COVID-19”. Kjo është

Të deklarosh kështu, një person duhet të jetë ose injorant i paditur, ose gënjeshtar paranojak, ose person i retarduar mental - idiot, ose kriminel me qëllime të errëta për fshehjen e vrasjes. Por një person i tillë, edhe pse formalisht është kryeministër, në rastin më të mirë duket të jetë mendërisht abnormal.

Në kushtet e një shteti ligjor të së drejtës, e jo të kapur me drejtësi të ngulfatur si në Kosovë, deklarata e tillë do të përbënte vepër penale dhe arsye për dorëheqje.

Por, qeveri normale me njerëz abnormal nuk ka, sepse tërësia e shëndoshë me pjesë të sëmura, është paradoks absurd!

Kjo është Qeveria koti, me ministrin Zezaj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat