Ish zëdhënësja e Qeverisë reagon për mbylljen e çerdheve: Çerdhja mbyllë, kafet kalavesh

Aktuale

Ish zëdhënësja e Qeverisë reagon për mbylljen e çerdheve: Çerdhja mbyllë, kafet kalavesh

Nga: G.B Më: 13 korrik 2020 Në ora: 21:10
Qeveria e Kosovës, foto arkiv

Qeveria ka marrë vendim për mbylljen e çerdheve.

Ky vendim nuk është mirëpritur.

Lidhur me këtë vendim të qeverisë, ka reaguar edhe ish zëdhënësja e Qeverisë Haradinaj, Donjeta Gashi.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka ironizuar, duke i thënë qeverisë bravo, përcjell Bota sot.

"Bravo Qeveria. Se gati kem tu u kënaq me fëmijët n’çerdhe e vet n’kokërr shpine", ka shkruar ajo.

Më pas, Gashi përmes një postimi tjetër, ka thënë se i bën thirrje pronarëve të kafeneve që të që të fillojnë aktivitet të ri- qëndrim ditorë për fëmijët, kapaciteti pranues - njëherësh 50 fëmijë.

Ajo i është drejtuar ministrit Zemaj, duke i thënë se në botë normale merren masa si orar i përgjysmuar, përparësi për prindërit që punojnë dhe numër i përgjysmuar i fëmijëve.

Postimi i saj i plotë:

Thërras pronarët e kafeneve, meqë atyre po vazhdon t’u lejohet puna, që të fillojnë aktivitet të ri- qëndrim ditorë për fëmijët. Kapaciteti pranues - njëherësh 50 fëmijë.

Morali i këtij propozimi: Everybody happy

Hem biznis, hem kujdes

Çerdhja mbyllë, kafet kalavesh

Armend Zemaj - në botën normale janë ndërmarrë kësi masash: orar i përgjysmuar, përparësi për prindërit që punojnë dhe numër i përgjysmuar i fëmijëve. Maska, dezinfektim etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat