Hodaj: Një proces gjyqësorë në Hagë mesatarisht zgjatë shtatë vite

Aktuale

Hodaj: Një proces gjyqësorë në Hagë mesatarisht zgjatë shtatë vite

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 21:51
Taulant Hodaj

Avokati i licencuar nga Gjykata Speciale, Taulant Hodaj ka komentuar paraqitjen e Hashim Thaçit në Hagë.

Hodaj në “Debat Plus” me “Ermal Pandurin” në RTV Dukagjini thotë se në bazë të atyre që i ka deklaruar Thaçi pas intervistës nënkupton se shumica e kohës ka kaluar me diskutimet që është marrë avokati i Thaçit me prokurorët.

Avokati thotë se brenda një kohë të shkurtër do të dihet si është përgjigjur Thaçi në Gjykatën Speciale.

Hodaj i cili ka qenë pjesë i Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavi thotë se mesatarja e gjykimit për një të akuzuar ka zgjatur shtatë vite.

“Procesi në të dy shkallët e Apelit mund të zgjasë, pesë, shtatë apo dhjetë vite. Po të zgjaste pesë vite do të konsiderohej një Gjykim shumë i shkurtër”, deklaroi ndër të tjera Taulant Hodaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat