Haradinaj: Nëse konfirmohen akuzat ndaj Thaçit e Veselit Kosova rrezikon të dëmtohet rëndë

Aktuale

Haradinaj: Nëse konfirmohen akuzat ndaj Thaçit e Veselit Kosova rrezikon të dëmtohet rëndë

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 21:54
Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar situatën e krijuar në Kosovë pasi presidenti Hashim Thaçi po intervistohet në Hagë pas aktakuzës për krime lufte.

“Është një situatë e vështirë për Kosovën pasi akuzat ndaj UÇK-së e kanë burimin e parë në Beograd dhe Serbi. Nëse ndodh konfirmimi i ndonjë vepre, Kosova rrezikon të dëmtohet rëndë. Kosova duhet të bëjë kujdes, të gjithë shqiptarët duhet të bëjnë kujdes, që Kosova të mbetet e pastër në fund të procesit”, tha ai, për Syri TV.

I pyetur se si e komenton ai faktin që Thaçi po implikon në këtë histori të gjithë UÇK-në dhe Kosovën, Haradinaj thas e “Akuzat iu drejtohen individëve konkretë, por veprat i vijnë vetvetiu Kosovës e shqiptarëve”.

“Pa deshtë me mbrojtë Thaçin ose Veselin, nëse konfirmohet se janë kryer vepra, llogaria e keqe u vjen shqiptarëve dhe Kosovës”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat