Nagavci: Nga shteti model që ishim me ministrin Vitia, tani jemi në tri vendet e fundit me gjendjen e vështirë

Aktuale

Nagavci: Nga shteti model që ishim me ministrin Vitia, tani jemi në tri vendet e fundit me gjendjen e vështirë

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 21:53
Arbërie Nagavci

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka kërkuar nga Qeveria që të mos e pengojë votimin e ligjit kundër pandemisë COVID-19.

Nagavci ka thënë se situata e krijuar nga pandemia COVID-19 është shumë shqetësuese.

“Është një situatë shumë shqetësuese dhe ajo që po ndodhë është se numri i viktimave nuk po raportohet më. Për ato thuhet se ato kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Edhe pse gjendja po vështirësohet numri i rasteve pozitive po shtohet. Kjo Qeveri e injoroi Ligjin për Pandemi duke e konsideruar si të panevojshëm. Në publik deklaruat se nuk qëndrojnë të gjitha arsyet dhe u shërbyet me argumente të pavërteta. Nga shteti model që ishim me ministrin Vitia,  e konstatuar kjo jo nga ne por institucionet prestigjioze,  tani jemi në tri vendet e fundit me gjendjen e vështirë me pandeminë”, deklaroi ajo.

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar rreth orës 16:00 dhe është shoqëruar me debate të ashpra mes deputetëve e ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat