Avokati Tahir Rrecaj zbulon arsyen pse Hashim Thaçi mund të jetë ftuar sot në Hagë

Aktuale

Avokati Tahir Rrecaj zbulon arsyen pse Hashim Thaçi mund të jetë ftuar sot në Hagë

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 22:38
Tahir Rrecaj

Avokati Tahir Rrecaj ka dhënë mendimin e tij se për çfarë mund të jetë ftuar sot Thaçi në Hagë.

Rrecaj thotë se edhe atij me një klientë i ka ndodhur që për katër orë të përballen me procedurat e prokurorisë.

“Besoj se seanca ka mundur të kalojë me çështje teknike procedurale mes avokatit dhe prokurorëve”, tha ai.

Avokati thotë se është e mundur që edhe për çështje teknike proceduriale mund të shkojnë disa orë.

Rrecaj thotë se në një rast atij i kanë mohuar që të jetë i pranishëm që të jetë prezentë kur dëshmitari është intervistuar.

“Ajo ka qenë një çështje procedurale që ka zgjatur ndoshta katër orë. Ata e kanë ndërprerë seancën janë konsultuar me Hagën dhe kështu e tëra ka qenë procedurë”.

Avokati thotë se është e mundur që Thaçi të jetë ftuar nga prokurori për të sqaruar ndonjë çështje vendimtare që mund të merret për bazë se a do t’i ngrihet apo jo aktakuza atij.

“Thaçi mund të jetë ftuar për të dhënë sqarime për ndonjë pikë të aktakuzës e cila do të ishte vendimtare që gjyqtari të merr një vendim për konfirmimin e aktakuzës apo hedhjen e saj”, tha ndër të tjera Tahir Rrecaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat