Krasniqi: As në Wuhan të Kinës nuk ka ndodhur që 50% e testimeve të dalin pozitive

Aktuale

Krasniqi: As në Wuhan të Kinës nuk ka ndodhur që 50% e testimeve të dalin pozitive

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 23:09
Memli Krasniqi

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se gjendja me coronavirus në Kosovë është alaramante.

Krasniqi, në seancën e sontme të Kuvendit, ku kryeministri Avdullah Hoti ka raportuar për menaxhimin e pandemisë COVID-19 ka thënë se as në Wuhan të Kinës, prej kah edhe e ka origjinën virusi, nuk ka pasur raste që 50% e testeve të jenë raste pozitive.

Ai tha se jemi mbledhur në Kuvend që të diskutojmë se cilët janë hapat që duhet marrim si institucione por realisht këmi mbetur këtu duke parë se si Vetëvendosje e LDK po fajsojnë njëra-tjetrën për gjendjen aktuale të pandemisë.

Krasniqi tha se masat janë lehtësuar nga Qeveria Kurti e pastaj edhe Qeveria Hoti vazhdoi me avazin e njëjtë, e kështu u rrit numri i rasteve të të infektuarve me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat