Gjashtë persona kanë ndërruar sot jetë në Kosovë, si pasojë e koronavirusit, përcjell Bota sot.
Kjo është bërë e ditur nga IKSHPK, derisa thuhet se personat kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
"Numri total i rasteve pozitive është 5.118 raste nga 28.640 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 108 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese", thuhet në njoftimin e IKSHP-së.