​Qeveria miratoi Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit 2020-2024

Aktuale

​Qeveria miratoi Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit 2020-2024

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 07:29

(E plotësuar) - Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit 2020-2024. Ky program përmban 193 masa, prej të cilave 107 janë legjislative, ndërsa 86 masa zbatuese. Kostoja totale e zbatimit të programit për këtë vit është vlerësuar mbi 11 milionë euro.

Zëvendëskryeministri i Kosovës Driton Selmani, tha se ky program është dokumenti kryesor strategjik kombëtar për zbatimin e agjendës evropiane.

Selmani: Programi përmban 193 masa, prej tyre 107 masa legjislative, 86 masa zbatuese

“Ai përmban masa afatshkurta legjislative dhe zbatuese dhe objektiva prioritare afatmesme, ato fokusohen në përafrimin e legjislacionit kombëtar me atë të BE-së, zbatimin e saj përmes reformave të politikave të tyre institucionale. Programi përmban 193 masa, prej tyre 107 masa legjislative, 86 masa zbatuese. Kostoja totale e zbatimit të programit për këtë vit është vlerësuar të jetë 11 milionë e 995 mijë e 794 euro, nga të cilat 8 milionë e 183 mijë e 154 nga buxheti shtetëror dhe 3 milionë e 812 mijë e 640 euro nga mbështetja e donatorëve BE dhe donatorët bilateral. Ky dokument nuk ka vakum buxhetor”, tha ai.

Qeveria ka miratuar edhe vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik te objekteve te cilat menaxhohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, e të cilat preken nga realizimi i projekteve: ndërtimi i Parkut që do të shërbejë për amfiteatrin e fshatit Mushtisht dhe ndërtimi i çerdhes së fëmijëve dhe këndi për të moshuarit ne fshatin Studentçan, komuna e Suharekës.

Para votimit për këtë ka reaguar ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, e cila ka kërkuar që kostoja e shpronësimit të jetë pjesë integrale e kostos së projektit kapital.

Bajrami: Kostoja e shpronësimit të jetë pjesë integrale e kostos së projektit kapital

“Kosotoja e shpronësimit të jetë pjesë integrale e kostos së projektit kapital, për shkak se si Qeveri, si ministri e Financave kemi obligime marramendëse ndaj palëve të treta obligime këto të cilat vijnë pikërisht nga shpronësimi. Andaj ministër në këtë fazë mund të mos ketë implikime buxhetore, por në momentin kur fillon shpronësimi dhe merren vendimet, atëherë ajo do të ketë implikime buxhetore”, tha ajo.

Në arsyetimin e tij, ministri i Ekonomisë dhe Ambientit ,Blerim Kuci, tha se shpenzimet e shpronësimit do të mbulohen nga Komuna e Suharekës.

Kuçi: Komuna e Suharekës i ka marrë përsipër shpenzimet

“E thash shkurt se nuk do të ketë kosto buxhetore sepse shpenzimet e procedurave dhe shpronësimit dhe vlerësimit do të bëhen nga Komuna e Suharekës, pra Komuna vet i ka marrë shpenzimet mbi vete. Ato do t’i mbulojë komuna e Suharekës”, tha ai.

Në këtë mbledhje i është proceduar Kuvendit të Republikës së Kosovës mendimin lidhur me projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë.

Miratimin e kabinetit qeveritar e kanë marrë edhe dy vendime për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik. Vendimi i parë ka të bëjë për shpronësimin e pronës së paluajtshme, e cila preket nga restaurimi dhe konservimi i objektit “Shtabi i UÇK-së në Kosters”, Komuna e Skenderajt.

Ndërsa, vendimi i dytë është për shpronësimin e pronave të paluajtshme private, të cilat preken nga ndërtimi i “Shiritit për rreshtim” për hyrje në Ambasadën amerikane.

Qeveria ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë 71 269 euro për Komunën e Suharekës për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore elementare në ekonomitë bujqësore në këtë komunë.

Miratohet Programi Kombëtar për Zbatimin e MSA-së deri në vitin 2024, kostoja 11 milionë euro

Qeveria e Kosovës i ka proceduar Kuvendit të Republikës së Kosovës mendimin lidhur me Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë së Kosovës është aprovuar Programi Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocim 2020-2024.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj dha detaje për Programin.

"Është përfunduar më herët, por për shkak të pandemisë është dashur të rishikohet. Ky program përmban 103 masa. Buxheti është mbi 11 milionë, mbi 8 milionë janë nga buxheti shtetëror, ndërsa pjesa tjetër nga donatorët", tha ai.

Në këtë mbledhje i është proceduar Kuvendit të Republikës së Kosovës mendimin lidhur me projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë.

“Është miratuar edhe vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik te objekteve te cilat menaxhohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, e të cilat preken nga realizimi i projekteve: ndërtimi i Parkut që do të shërbejë për amfiteatrin e fshatit Mushtisht dhe ndërtimi i çerdhes së fëmijëve dhe këndi për të moshuarit ne fshatin Studrntçan të Komuna së Suharekës”, tha ai.

Për këtë ka reaguar ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.

"Kostoja e shpronësimit të jetë pjesë integrale e buxhetit në përgjithësi. Unë kërkoj edhe një herë organizatave buxhetore që këto kostot e shpenzimet të jenë pjesë integrale e investimit kapital", tha ajo.

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçi, tha se shpenzimet e shpronësimit do të mbulohen nga Komuna e Suharekës.

"Shpenzimet e shpronësimit do të kryhen nga Komuna e Suharekës", tha ai.

Po ashtu, është bërë edhe ndarja e mjeteve financiare për kompensimin e dëmeve të shkaktuara në ekonomitë bujqësore nga fatkeqësitë natyrore në Komunën e Suharekës.

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, tha se është e nevojshme që të futet në listë edhe Komuna e Suharekës.

"Vendi ynë gjatë këtij viti është përballur me fatkeqësi natyrore që janë dëmtuar bujqit tanë. Kam propozuar të ndajnë mjete 1.87 milionë euro nga buxheti i ministrisë për disa komuna. Propozoj të mbulohen shpenzimet për dëmet edhe në komunën e Suharekës", tha ai.

Qeveria e Kosovës ka aprovuar edhe kërkesën për emërimin e Koordinatori Nacional për zbatimin e Strategjisë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit.

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri dha sqarime se ky koordinator nuk është sikur në të kaluarën, por që tha se është një pozitë brenda qeverisë për luftimin e ekstremizmit.

***

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të aprovojë Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit 2020-2024.

Zëvendëskryeministri i Kosovës Driton Selmanaj, tha se ky është dokument kryesor strategjik kombëtar që mbulon fushat politike dhe ato ekonomike.

Selmanaj shtoi se kostoja totale do të jetë mbi 11 milionë euro.

“Sot paraqesim para jush miratimin programin kombëtar dhe ky është dokument kryesor strategjik kombëtar dhe mbulojnë fushata politike dhe ato ekonomike”.

“Programi që paraqesim para jush është finalizuar në mara të këtij viti. Ato fokusohen në përafrim të legjislacionit kombëtar të BE-së, programi përmban 193 masa”.

“Kostoja totale është vlerësuar të jetë mbi 11 milionë euro”.

***

Qeveria e Kosovës ka filluar mbledhjen e radhës.

Mblidhet Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës.

Zyra e Kryeministrit, me anë të një komunikate për medie, ka bërë të ditur se mbledhja do të nisë në ora 11:00 në ndërtesën e Qeverisë.

Në njoftim nuk janë dhënë detaje lidhur me diskutimet në këtë mbledhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat