Daut Haradinaj: Mbyllja e çerdheve është e gabueshme, vendim i nxituar

Aktuale

Daut Haradinaj: Mbyllja e çerdheve është e gabueshme, vendim i nxituar

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 11:03
Daut Hardinaj

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj foli dje në seancën e Kuvendit të Kosovës lidhur me pandeminë.

Haradinaj theksoi veç tjerash se nuk pajtohet me vendimin për mbylljen e çerdheve.

“Nuk pajtohem me mbylljen e çerdheve. Mendoj se është e gabueshme. Gjithsesi institucionet e dinë, por mendoj që ka qenë një vendim i nxituar, i pa analizuar mirë, por këta e dinë më mirë”, tha Haradinaj. “Nuk është mirë shumë me përhap panik, po është mirë me i marrë masat. Unë e inkurajoj ministrin, qeverinë që me i kry detyrat e veta edhe me e tejkalu këtë fatkeqësi që e kemi”, shtoi në fund ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat