Bulliqi: Qeveria ilegale e ka humbur toruan, nuk e ka idenë se çfarë të bëjë me situatën pandemike

Aktuale

Bulliqi: Qeveria ilegale e ka humbur toruan, nuk e ka idenë se çfarë të bëjë me situatën pandemike

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 11:12
Shpejtim Bulliqi

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur vazhdimi i seancës lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19, e cila kishte nisur dje në orën 16:00.

Deputeti i LVV-së, Shpejtim Bulliqi ka thënë se kjo qeveri e ka humbur toruan dhe nuk e ka idenë se çfarë të bëjë në këtë situatë.

Bulliqi ka thënë se Hoti është kryeministër që simbolizon dhunimin e sistemit tonë kushtetues.

“Është kryeministër që simbolizion dhunimin e sistemit tonë kushtetues nga klika që e mbajtën të kapur pushtetin dhe institucionet e thirrura për të dhënë drejtësi”, ka thënë Bulliqi.

Bulliqi ka shtuar se përhapja e pakontrolluar e virusit ndodhi sapo Hoti mori detyrën sepse sipas tij ai nuk kishte asnjë ide për menaxhimin e krizës COVID-19, përveç grabitjes së pushtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat