Ish-deputeti Mikullovci deklaron pasurinë, nuk ka as shtëpi e as veturë në emër të tij - Bota Sot
Ish-deputeti Mikullovci deklaron pasurinë, nuk ka as shtëpi e as veturë në emër të tij

Aktuale

Ish-deputeti Mikullovci deklaron pasurinë, nuk ka as shtëpi e as veturë në emër të tij

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 11:39
Adem Mikullovci

Aktori i njohur kosovar dhe ish-deputeti i Vetëvendosjes, Adem Mikullovci, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencionin Kundër Korrupsionit.

Sipas dokumentit publik në AKK, Mikullovci nuk ka as shtëpi as veturë në emër të tij.

Ai ka deklaruar në emër të bashkëshortes një shtëpi me vlerë prej 90 mijë eurosh, të cilën e kanë blerë me shitjen e një banese dhe me kredi.

Mikullovci nuk ka as veturë personale, por një të tillë e ka deklaruar në pronësi të bashkëshortes e cila kushton 2 mijë euro

Ndërkaq, para të gatshme në institucione financiare ai i ka deklaruar t’i ketë 2 mijë e 800 euro.

“Bashkëshortja ka kredi në NLB në vlerë 160 Euro në muaj, kredia kryhet në MAJ/2021”, ka bërë me dije Mikullovci për AKK-në.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat