Deputeti Demaliaj del pa maskë në foltore: Erdha në përfundimin që virusi nuk ekziston

Aktuale

Deputeti Demaliaj del pa maskë në foltore: Erdha në përfundimin që virusi nuk ekziston

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 12:05
Deputeti Demaliaj

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, ka dalë në foltore të Kuvendit të Kosovës, pa maskë, dhe ka folur për çështjen e pandemisë. 

Fillimisht ai shqetësoi opinionin duke thënë që “erdha në përfundimin që virusi nuk ekziston pasi po vijmë e nuk po infektohemi”, ndërkohë që më vonë sulmoi Qeverinë Kurti se dilte natën me sekretaresha e këshilltare me këmbë mbi tavolina.

Atij iu tërheq vërejtja nga kryekuvendarja Vjosa Osmani për gjuhën joparlamentare.

Por, duket se Demaliaj megjithatë beson te Covid-19 pasi tha se gjendja ishte e rëndë dhe se duhej të kishte unitet kundër pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat