Ramush Haradinaj dhe Haxhi Shala fillojnë takimet së bashku

Aktuale

Ramush Haradinaj dhe Haxhi Shala fillojnë takimet së bashku

Nga: E.B Më: 14 korrik 2020 Në ora: 12:11
Foto nga vendi ngjarjes

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka lajmëruar se bashkë me Haxhi Shalën kanë pritur në takim një grup të rinjësh nga Prishtina.

Haradinaj ka treguar se të rinjët i janë bashkuar Aleancës, shkruan “Bota Sot”.

Postimi i plotë:

Me kolegun Haxhi Shala, pritëm sot një grup të rinjsh nga lagjia Arbëria e Prishtinës, të kryesuar nga Dardan Vllasa.

Që nga sot, ata kishin vendosur të bashkohen në familjen e Aleancës, për të vazhduar së bashku rrugëtimin politik.

I falënderoj të gjithë ata që besojnë në vizionin tonë për ndërtimin e vendit.

Të bashkuar i kalojmë të gjitha sfidat.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat