Murati: Qeveria “Koti” e ka lëshuar “në lerë” menaxhimin me pandeminë Covid 19

Aktuale

Murati: Qeveria “Koti” e ka lëshuar “në lerë” menaxhimin me pandeminë Covid 19

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 14:24
Hekuran Murati

Po vazhdon seanca plenare e deputetëve të Kosovës ku po diskutohet për menaxhimin e pandemisë Covid 19.

Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati ka adresuar kritika ndaj Qeverisë Hoti duke thënë se e ka lëshuar në “lerë” menaxhimin me pandeminë.

Murati: Qeveria “Koti” e ka lëshuar “në lerë” menaxhimin me pandeminë Covid 19

“Hapja ka qenë e planifikuar në tri faza në monitorim të vazhdueshëm. Këto faza kanë qenë në 4 maj, 18 maj dhe 1 qershor. Pra hapja e fundit ka qenë hapja më 1 qershor, por ideja ka qenë që ato në vazhdimësi të monitorohen. E çka ka bërë kjo qeveri është që e ka lëshuar ‘në lerë’, pra qeveria ‘Koti’ e ka lëshuar ‘lerë’ deri sa ka arritur numri në 200 të infektuar në ditë. Tani po tentohet me disa masa të improvizuara të rikthehet në normalitet”, tha ai.

Murati theksoi se testet serologjike që janë porositur nga Qeveria Hoti nuk ndikojnë në menaxhimin e situatës me pandeminë.

Murati: Testet serologjike nuk ndikojnë në menaxhimin e situatës me pandeminë

“U thanë që do të blihen teste, por ja që shumë vonë, meqenëse pretimet kanë qenë që fillim do të ketë testime masive, por tek tash do të blihen ato. U tha që do ketë vaksinë e cila ende nuk është shpikur, e madje u tha se do të blihen 30 mijë teste serologjike. Ku është esenca që me ble teste serologjike ku ato së pari shfrytëzohen për t’u përcaktuar nëse dikush ka pasur virusin. Çka na hynë në punë neve nëse dikush e ka pasur virusin. Ato nuk ndikojnë në menaxhimin e situatës me pandeminë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat