“Ty nuk të tutet as lepuri”, Krasniqi e Zyba përplasen për mjetet mbrojtëse ndaj COVID-19

Aktuale

“Ty nuk të tutet as lepuri”, Krasniqi e Zyba përplasen për mjetet mbrojtëse ndaj COVID-19

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 14:45
Memli Krasniqi

Deputeti i Vetëvendosjes, Sali Zyba dhe deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e Ganimete Musliu janë përplasur mes vete rreth investimeve në shëndetësi.

Zyba ka thënë se infrastruktura në shëndetësi nënkupton dorëzat, diagnostikimi e deri te terapia e jo fasada e parkingu.

“Infrastruktura në shëndetësi nënkupton nga dorëzat e deri te trajtimi i pacientëve, e nëse mendoni në fasada e parkigje ne kemi dallime atëherë si koncepte”, ka thënë Zyba.

Në kundër replikë ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu duke i thënë deputetit Zyba se dorëzat  janë material shpenzues e jo infrastrukturë.

Pas kësaj ka reaguar edhe deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi i cili i ka thënë deputetit Sali Zyba se atij nuk i frikësohet as lepuri, pasi ky i fundit ia përmendi emrin në fjalën e tij duke thënë se Krasniqi nuk ka guxim të flasë.

“O Sali Zyba, ty nuk të tutet as lepuri, e para e dyta je shumë i parëndësishëm dhe i padijshëm me të kushtu kohë. Ti s’din as çka janë dorëzat e mban fjalim për shëndetësi, po ju vjen keq edhe kolegëve tu me keshë me ty”, ka thënë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat