“Kur PDK-ja vidhte në barna, LDK-ja vidhte në pajisje. Kur PDK-ja vidhte në servisim, LDK-ja vidhte në ushqim”

Aktuale

“Kur PDK-ja vidhte në barna, LDK-ja vidhte në pajisje. Kur PDK-ja vidhte në servisim, LDK-ja vidhte në ushqim”

Nga: E.R Më: 14 korrik 2020 Në ora: 15:11
Mefail Bajqinovci

Në seancën e Kuvendit që u mbajt sot, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar qeverinë Hoti.

Ai ka thënë se prej keqmenaxhimit të qeverisë Hoti, kanë pësuar qytetarët por dhe diaspora, e gjithashtu ai ka thënë se ekonomia është buzë kolapsit, dhe se ka ankesa nga klubet sportive.

''Përshkak të keq menaxhimit të qeverisë ilegale koti jo që po pësojmë ne qytetarët por ka pësuar edhe diaspora jonë që nuk po munden të vijnë për pushime në atdhe se duhet ti zbatojnë rregullat për karantinim. Ekonomia buzë kolapsit, ankesa të mëdha ka edhe nga klubet e futbollit, se pse po lejohen qendrat tregtare dhe jo futbolli'', ka thënë Bajqinovci, shkruan ''Bota sot''.

Gjithashtu, deputeti ka krahasuar dhe rastet në menaxhimin e ministrit Vitia dhe Zemaj, ku ai ka treguar se gjatë qeverisë Kurti kanë qenë vetëm 1123 raste për 5 muaj, ndërsa në menaxhimin e ministrit Zemaj janë 3808 raste për një muaj.

Tutje, ai ka thënë se PDK dhe LDK për 20 vitet e fundit  kanë keqpërdorur shëndetësinë në Kosovë. Bajqinovci ka akuzuar se PDK-ja ka vjedhur në barna dhe servisim, kurse LDK-ja në pajisje dhe ushqime.

''Kur jemi tek shëndetësia e Kosovës, pas luftës juve partive LDK dhe PDK nuk ju pëlqen se keni keqpërdor shumë shëndetësinë këto 20 vjet. Konflikti partiak në shëndetësi edhe kur kam qenë gazetarë e kam thënë disa herë, se këto parti e kanë zgjedhur me shpërblime tenderësh, me barna me pajise duke i ndarë sferat e interesit financiar, kur PDK-ja vidhte në barna LDK-ja vidhte në pajisje, kur LDK vidhte në servisim, PDK vidhte në ushtime'', ka shtuar deputeti.

Në fund Bajqinovci ka akuzuar për pazare diplomash, mos specializime të mjekëve, dhe punësimet e jaranit dhe jaranes të Adem Grabovcit.

''Ky sistem i degraduar që për 5 vite, një sistem që nuk ka pasur specializime fare, një sistem ku profesioni i integritetit të mjekut dhe profesionistit, infermierët me paga të ulëta skandaloze, fakulteti i mjekësis pazar diplomash nga zyrtarë të lartë duke i shitur notat, ku punësohen vetëm jarani apo jarane e Adem Grabovcit nëpër telefona'', ka përfunduar deputeti.

Fjalimi i tij i plotë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat