I vjen një pyetje Ramush Haradinajt: A po këndon edhe Hashimi në Hagë?

Aktuale

I vjen një pyetje Ramush Haradinajt: A po këndon edhe Hashimi në Hagë?

Nga: N.Sh. Më: 14 korrik 2020 Në ora: 15:50
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Policisë dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ia ka parashtruar një pyetje liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt.

Miftari, përmes një postimi në Facebook, i ka reaguar Haradinajt ku edhe e pyet se a po këndon Hashim Thaçi në Hagë, pasi nuk po mbrohet në heshtje?

Haradinaj kur është ftuar nga Specialja ka thënë se është mbrojtur në heshtje, ndërsa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka tashmë dy ditë që po merret në pyetje në Hagë.

Në postimin e tij, Miftari tutje shkruan se Gjykata në Hagë është profesionale dhe nuk është si gjykatat në Kosovë.

Postimi i plotë:

Për të dytën ditë me radhë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po intervistohet në Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

________________

Djellin nuk e ndalon askush

Ramush apo knon edhe Hashim Thaqi që nuk po mbrohet me heshte si disa që nga ju që mbroheshit" kinse me heshtje,normal që duhet me fol askush nuk denohet pa faj por lirohet ësht gjykat profesjonale nuk ësht gjykata në Hag si gjykata e Kosoves ,Nik Lymezav,Syl Hoxhav,Millakav,Kalludrav ,e Hajdarav....që jan kuklla të Thaqit të jujat Ramush e tê Isoviçve ....!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat