Haxhiu: Telekomi në prage të falimentimit, miliona borgje

Aktuale

Haxhiu: Telekomi në prage të falimentimit, miliona borgje

Nga: T.M Më: 14 korrik 2020 Në ora: 19:18
Albulena Haxhiu

Albulena Haxhiu në një postim në Facebook ka shkruar për njoftimin që është bërë dje në Gjykatën Themelore të departamentit përkatës për çështje ekonomike.
Duke thënë se Telekomi obligohet tia paguaj mbi 24 milion një kompanie e cila e ka zhvatur dhe e ka shkatërruar Telekomin për vite radhazi.
 

Gjendja e Telekomit vazhdon të jetë e rëndë dhe me këtë vendim të padrejtë Gjykate rreziku për falimentim është i madh! Kush po e do këtë? Kujt po i përshtatet kjo?

Ky borxh nuk duhet të njihet. Gjykata nuk duhet ta lejoj këtë. Telekomi duhet të rimëkëmbet, transmeton "Bota sot"

Postimi i plotë në Facebook

Dje u njoftuam që Gjykata Themelore, departamenti përkatës për çështje ekonomike, ka njohur borxhin e Telekomit ndaj kompanisë zhvatëse Dardafonet, kësisoj sipas kësaj Telekomi obligohet tia paguaj mbi 24 milion një kompanie e cila e ka zhvatur dhe e ka shkatërruar Telekomin për vite radhazi.

Ky vendim i Gjykatës Themelore është i dëmshëm. Institucionet e Drejtësisë asnjëherë nuk kanë hetuar përgjegjësit e kësaj kontrate të dëmshme sepse dëmet financiare që i janë shkaktuar Telekomit me këtë kontratë janë të mëdha.

Në vazhdimësi kjo kontratë është trajtuar ftohësisht e padrejtësisht. Institucionet e drejtësisë para së gjithash e kanë obligim të mbrojnë asetet publike e strategjike dhe të ndëshkojnë zhvatësit që kanë përfituar dhe në anën tjetër dëmtuar një aset publik.

Gjendja e Telekomit vazhdon të jetë e rëndë dhe me këtë vendim të padrejtë Gjykate rreziku për falimentim është i madh! Kush po e do këtë? Kujt po i përshtatet kjo?

Ky borxh nuk duhet të njihet. Gjykata nuk duhet ta lejoj këtë. Telekomi duhet të rimëkëmbet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat