Këshilltari i kryeministrit Hoti jep një lajm të mirë për testet për COVID-19

Aktuale

Këshilltari i kryeministrit Hoti jep një lajm të mirë për testet për COVID-19

Nga: N. H Më: 14 korrik 2020 Në ora: 19:37
Avdullah Hoti

Visar Berisha, këshilltari për Shëndetësi i kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, ka thënë se sot ka ndodhur decentralizimi i testimit për SarS CoV2- COVID-19.

Sipas Berishës, ky është një pilulë e re optimizmi.

Në fund, ai thekson se tash i mbetet kontrolli, korrektësia e ndershmëria në përdorimin e testeve nga të gjithë ata që këto do t’i ofrojnë.

Ja shkrimi i tij:

Nje Pilulë e re Optimizmi!?

Sot ndodhi ajo qe e kemi dasht qysh prej fillimit, DECENTRALIZIMI i testimit per SarS CoV2- COVID-19.

Kush e ka lexuar strategjine tone per Epidemi e ka pa se testimi virologjik dhe ai serologjik per SarS CoV2 ka qene qellimi jone prej ma te rendesishmeve. Sepse keshtu kemi besu se fuqia jone e perballjes ka mu rrite si dhe kemi me njofte ma kjarte shperndamjen, imunitetin e kemi me kape ma shpejt vatren epidemike.

Kesaj tash i mbetet kontrolli, korretesia e ndershmeria ne perdorimin e testeve nga te gjithe ata qe keto do t'i ofrojne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat